Home KRYESORE Anetaresimi i Malit te Zi ne NATO, le pas Luftën e Ftohte?

Anetaresimi i Malit te Zi ne NATO, le pas Luftën e Ftohte?

Diplomati dhe studiuesi Lisen Bashkurti thotë se hyrja e Malit te Zi ne NATO, Ballkani la pas Luftën e Ftohte mbas shume përpjekjesh dypalëshe, Malit te Zi iu hap porta për antaresim ne NATO. – “U mbyll cdo mundesi ankorimi I Rusise nga Adriatiku. U sigurua kufiri I jashtem detar I Evropes. U margjinalizuan ambiguitetet gjeostrategjike Euro-Ruse te Serbise. Me kete akt madhor Ballkani la pas Luften e Ftohte.
Uroj nga zemra Malin e Zi dhe NATO-n. Misioni u permbush.” - shkruan Bashkurti, por askush nuk mund te injoroje faktin se sipas statistikave qendrore të qeverisë së Malit të Zi, investimet direkte ruse nga viti 2003, prej 2 milion euro u rritën në 188 milion euro në vitin 2007, se Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se investimet e përgjithshme ruse në këtë shtet të vogël dhe strategjik për BE-në dhe Rusinë kanë arritur deri 1.1 bilion, se Rusia është një ndër investitorët më të mëdhenj në ekonominë e Malit të Zi , duke u ndjekur më pas nga Serbia me (15,69 %), Ukraina me (6.56%) dhe Kina me (4%)! A mund te injorohet kjo prani  gjeopolitike? Sigurisht qe jo, dhe duhet padyshim vëmendje dhe pune qe pas hapit te pare serioz te anetaresimit ne NATO te shkohet me vendosmërisht ne oksidentalizimin e këtij vendi domethënës gjeopolitikisht ne Ballkan.

Share: