Mediat bejne me dije se policia belge ka arrestuar në Bruksel një person që dyshohet të ketë lidhje me sulmet e 13 nëntorit në Paris ku mbetën të vrarë 130 persona.
Lajmi u bë i ditur nga  prokurorët federalë të enjten, duke e çuar në nëntë numrin e të arrestuarve në Belgjikë dhe mediat e shperndane lajmin menjehere.
Personi u arrestua më herët këtë javë, por prokurorët nuk bënë zë për ngjarjen pasi nuk donin të alarmonin bashkëpunëtorët e mundshëm, tha një zëdhënës i prokurorisë Belge.