Home KRYESORE Reforma ne Drejtesi, Bejtja kërkon largimin e Vllautin.

Reforma ne Drejtesi, Bejtja kërkon largimin e Vllautin.

Reforma në drejtësi vazhdon të jetë krye argument politik i ditës, ndërkohë që kanë mbërritur disa nga rekomandimet paraprake të Komisionit të Venecias. Këto rekomandime rrëzojnë në një pjesë të mirë draftin e përgatitur deri më tani, çka ka shtuar spekulimet nëse ky ishte një draft i qëllimshëm i kryeministrit Edi Rama për të kapur pushtetin gjyqësor. Mediat e djathta shkojnë akoma më larg, kur flasin për një pakt mes Edi Ramës dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin.

Gazetari Andi Bejtja në një shkrim tek Syri, kërkon largimin e kësaj të fundi, ambasadores Romana Vllautint Nje gje e tille nuk kish ndodhur gjate ketyre 25 viteve pluralizëm. Ja cfare shkruan Betja:

“Kuptohet, e ka disi të vështirë ta veshë ambasadorja Vllahutin, e cila ishte shprehur se reforma në drejtësi mund të bëhej dhe pa konsensusin e gjerë opozitar… Nuk ka problem, ka kohë për ta veshur dhe për të, por duhet të heqë bluzën e Ramës që ka poshtë. Ose, po nuk ia bëri zemra, le të përgatisë dhe një letër dorëheqjeje, se në fakt nuk është serioze që ajo me qëndrimet e saj të jetë në Kinë dhe Komisioni i Venecias të qëndrojë në BE, flamurin e të cilit ajo përfaqëson,” .

Ndërkohë disa të përditshme theksojnë faktin se PD dhe LSI janë në të njëjtën linjë sa i përket reformës, duke kërkuar që gjykatësi të jetë Komisioni i Venecias. Ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani, ka dhënë një intervistë të gjatë për Ditën, duke theksuar pikërisht nevojën e Komisionit të Venecias si arbitër. Sot grupi perkates i Partise Demokratike realizoi nje konference te ndare.

Share: