Home KRYESORE BE: Protestat te shendetshme. Kthimi te dhuna i papranueshem.

BE: Protestat te shendetshme. Kthimi te dhuna i papranueshem.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ndoqi nga afër tubimin e organizuar nga partitë opozitare sot në Tiranë.

E drejta e qytetarëve për të shprehur shqetësimet dhe pakënaqësinë përmes protestës paqësore është një tipar thelbësor i demokracisë moderne evropiane dhe si e tillë duhet ruajtur.

U raportua një numër aktesh dhune dhe vandalizmi. Kthimi te dhuna është i papranueshëm.

Shqipëria përballet me një agjendë të vështirë reformash në lidhje me procesin e integrimit të saj evropian. Ne u bëjmë thirrje gjithë partive dhe nëpunësve publikë, përfshirë veçanërisht opozitën, që ta dënojnë dhunën dhe të angazhohen në një dialog politik konstruktiv.”

Share: