Home KRYESORE Bolino merr nenshtetesine shqiptare.

Bolino merr nenshtetesine shqiptare.

Presidenti i Republikes z. Bujar Nishani i dha dje gazetarit italian Carlo Bolino nenshtetesine shqiptare. Bolino jeton dhe punon prej 25 vitesh ne Shqiperi dhe ka dhene nje kontribut te pamohueshem ne gazetarine profesionale dhe politike ne Shqiperi. Kariera e tij filloi me rikthimin ne Shqiperi te Gazzetta Shqiptare me ardhjen e Demokracise ne keto ane te “harruara” per Perendimin. Karriera e Bolinos ne Shqiperi eshte shoqeruar edhe me sfida te veshtira te cilat kane perkuar me krizat politike ne Shqiperi.

Por duhet theksuar se ndersa ish shefi i tij politik, ish presidenti Sali Berisha e pat deklaruar “Person te Padeshiruar ne Shqiperi” tashme Presidenti Bujar Nishani zyrtarisht i jep shtetesine shqiptare gazetarit tashme Italo-shqiptar Carlo Bolino.

Ja cfare shkruan gazetarja Alba Maltezi qe eshte dhe bashkeshortja e Bolinos, duke publikuar foto te perbashket familjare:

“Une nuk di nese ka te huaj qe e ka deshiruar e eshte gezuar me shume se Karlo per marrjen e nenshtetesise shqiptare 🙂 Pas 25 vjetesh e nje familje italo-shqiptare, presidenti Nishani ia akordoi dje dhe une dua shume ta falenderoj. Kjo eshte Shqiperia qe une adhuroj: Njerezit te rrine te qeshur perkrah edhe pse i ndajne mendime te ndryshme “

Share: