Home KRYESORE DARKA E FUNDIT, PËR NJË FILLIM TË RI

DARKA E FUNDIT, PËR NJË FILLIM TË RI

Nga Kelment Baçi

Kryeministri i shqipërisë Edi Rama e mbajti fjalën e dhënë 1 vit më parë, për të dytin vit radhazi ai organizoi një darkë me gazetarët.

Darkën e kishte menduar mirë, ftoi shumë prej elitës së gazetarisë shqiptare, që me ftesa në duar prisnin të shijonin një tjetër darkë falas, qyl siç i thonë popullorçe.

Prej zorit, hallit apo për tu dukur sikur kishte harruar se çfarë i kanë thënë dhe bërë atij dhe qeverisë që drejton përgjatë një viti, Rama nuk kishte për një përgjedhje të tyre, por iu dergoi ftesa të gjithëve.

Në fakt, kryeministri nuk e ka edhe për zakon t’i shmanget kundërshtarit duke mos i ftuar ata por përkundrazi i fton, iu jep fjalën dhe mundësinë që ta kritikojnë përsëri dhe në fund, ashtu siç bëri edhe në këtë darkë iu tregon vendin.

Megjithatë duhet të përmendim këtu edhe faktin që jo të gjithë të ftuarit erdhën. Pati edhe nga ata që e injoruan atë, ftesën e kryeministrit. Ndër emrat më të njohur që refuzuan të ishin në një sallë, përballë dhe të hanin një darkë qyl prej tij mund të përmendim Fatos Lubonjën dhe Artan Hoxha. Të dy këto emra kanë qenë mjaft kritik ndaj një sërë reformash apo aksionesh siç i kanë quajtur ata të kësaj qeverie.

Por për çfarë shërbeu kjo darkë e nivelit ”të lartë”? A mund t’i thyejë ajo ”akujt” qeveri-medie? A do të ndryshojë ajo mendjet opinioniste shqiptare?

Darka e organizuar nga kryeministri nuk i shërbeu vetëm atij. Përfitimi është i dyanshëm. Nga njëra anë qëndron Rama i cili edhe pse tha se ndihem i gëzuar që jam midis jush padyshim që në vitin tjetër kërkon më pak kritika dhe kritikues, që siç vetë e pranoi kishin qenë të shumta dhe dashakeqase gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër qëndrojnë gazetarët dhe pronarët e mediave që janë gati të humbin, harrojnë apo edhe zhdukin idealet, nëse ju kanë mbetur ende, për ndere apo favore personale biznesi.

Deri në këtë pikë detyrat gjejnë një emërues të përbashkët, ”interesin” i cili iu shërben të dyja palëve përveç gazetarisë, interesit publik dhe qytetarëve.

A mund t’i thyejë ajo ”akujt” qeveri-medie?

Darka pati aftësinë të ulë në të njëjtën tavolinë emra që më parë as nuk e kishin çuar në mendje se mund të ndodhte një gjë e tillë. Por pavarësisht kësaj ajo kurrsesi nuk mund të thyejë akujt e ndërtuar prej vitesh dhe interesash.

Mbase mund të nisë një erë e re për median shqiptare, por kjo duhet parë në 2016.

A do të jetë Klani sërisht kritikues spo Top channel promovues? Kjo është një tjetër pyetje, përgjigjja e së cilës të shpjegon edhe suksesin e kësaj darke.

A do të ndryshojë ajo mendjet opinioniste shqiptare?

Në vitet e fundi, në median shqiptare u zhvillua së tepërmi zhanri i opinionit. Por mendja opinioniste shqiptare për fat të keq është e lidhur, për të mos thënë ngjitur me mendjen ekonomike interesaxhie e cila i ka humbur kuptimin dhe misionin të parës.

Pikërisht kjo të bën të mendosh që 2016 nuk do të sjellë ndonjë ndryshim tek mendja opinioniste shqiptare. Ndryshime nuk priten as tek paneli i të ftuarve në ”Opinionin” e Blendi Fevziut dhe ”Top Storin” e Sokol Ballës. Larg qoftë se edhe mund të mbyllen fare, çfarë nuk pret në këtë shqipërinë tonë.

Darkën e Kryeministrit Rama unë e ndoqa nga televizioni, LIVr. Unë nuk isha në atë darkë jo sepse nuk desha, por sepse nuk më erdhi një ftesë për të shkuar atje, ashtu si edhe shumë e shumë të tjerëve.

Në fakt ti nuk ke faj kryeministër sepse nuk më njeh, nuk më ke ndjekur apo lexuar. Në 2015 ju thatë se ishit mjaftuar vetëm me një komunikatë nga zyra juaj e shtypit dhe se kishit zgjedhur që të mos lexonit fare pa rekomandim.

Unë shkruajta siç ma deshi mendja dhe zemra, sepse sipas jush këtë kishin bërë të gjithë gazetarët në 2015-ën. Po mua dhe ata shumë të tjerët përse nuk i ftuat? Apo mos ndoshta lëvdatat dhe kritikat tona kanë qenë më të pakta se të atyre.

Ne nuk do të bënim si Ambasadori Amrrikan Donald Lu apo gazetari i njohur Lytfi Dervishi i cili tha një të vërtetë që ju dhe miqtë tuaj nuk e mbuloni apo mohoni dot. Qyli është i ëmbël, e pranon edhe mbreti. Unë nuk jam mbret.

Share: