Home KRYESORE Deshtimi administrativ i Shpend Ahmetit

Deshtimi administrativ i Shpend Ahmetit

Dështimet në shpenzim të parasë i tregon edhe raporti nëntëmujor i Komunës së Prishtinës.

“Investimet kapitale për 2015 te planifikuara 24 milionë e 268 mijë euro, të bartura nga viti 2014 investime kapitale mbi 14 milionë, gjithsejte buxheti për shpenzime kapitale në 2015, ishin 39 milionë e 082 mijë euro. Nga këto janë shpenzuar 12 milionë e 266 mijë euro, ose 31. 39 për qind”.

Mirë punët nuk i kanë ecur Ahmetit edhe me buxhetin totale që ka pasur komuna. Ai sipas raportit është shpenzuar vetëm 51 për qind.

“Komuna e Prishtinës ka shpenzuar gjithsej 40,838,492.93 € në nëntëmujorin e vitit 2015 (1 janar ”“ 30 shtator). Prej tyre, 20,344,882.61 € janë shpenzuar në paga dhe mëditje, 5,784,225.43 € në mallra dhe shërbime, 1,372,865.92 € në shërbime komunale, 1,069,966.25 € në subvencione dhe 12,266,552.72 € në projekte kapitale. Komuna e Prishtinës ka shpenzuar gjithsej 51.04% të buxhetit të miratuar për vitin 2015, përfshirë edhe mjetet e bartura nga viti 2014”, thuhet në raportin e buxhetit.

Edhe të hyrat të hyrat vetanake nuk i kanë ecur sipas planifikimeve të Komunës së Prishtinës. Kjo komunë ka planifikuar gjithsej 27,162,609.00 € të hyra vetanake për vitin 2015, prej të cilave në nëntëmujorin e parë ka realizuar 47.95%.

“Realizimi i të hyrave për nëntëmujorin e parë të vitit 2015, është jo aq i kënaqshëm sa i përket legalizimit të ndërtimeve pa leje (0.21%), për shkak se kjo taksë ka filluar të mblidhet vetëm në muajin shtator 2015, të hyrat nga inspekcioni (11%), participimet dhe donacionet (11.4%) dhe të hyrat nga parkingu (22.5%)”, thuhet në këtë raport. GazetaExpress

Share: