Home KRYESORE Dhjetoristët kërkojnë tapitë në Dhjetor!

Dhjetoristët kërkojnë tapitë në Dhjetor!

Nga Luan Kurti

Fullani doli pa lagur. I ra letër me vrimë. Nuk e kam fjalën për Vrimën që u shpall më e mira e krjetve për 2015. Tani shteti duhet ta dëmshpërblejë për prishje imazhi. Drejtësia zuri të lëvizë, sepse s’mund të shkojë i thati me të njomin! Apokalipsi që njoftoi NASA për Krishtlindje paska qenë jo meteori gjigand, por lufta e Dhjetoristëve në Dhjetor, për tapitë e Dhjetorit 1990. Zëdhënsësi i Byroistëve Muho Asllani ka deklaruar se nuk i dorëzojnë “gjall딝 dekoratat. Nga burime të besueshme bëhet e ditur se janë lidhur me kompaninë Kurum, e cila ka marrë përsipër t’i shkrijë në metalurgjik së bashku me kapakët e pusetave. Dhe qershia mbi tortë: Disa portale online njoftojnë se shqiptarët janë renditur të dytët në kategorinë “mesatar”, për madhësinë e penisit. Ky është suksesi më i madh pas kualifikimit për në evropianin futbollistik dhe me gjasë do hapi negociatat për antarësim.

Share: