Home KRYESORE Dhjetoristët versus ‘pardesytë e bardha’: Dueli vazhdon…

Dhjetoristët versus ‘pardesytë e bardha’: Dueli vazhdon…

Nga Alfred Cako

Para dy ditësh pamë festimin e jubileut të 25 vjetorit të ditës së pluralizmit, 11-12 dhjetorit të vitit 1990. Këtë ditë e festuan të ndarë dy grupacionet që krijuan PD: një pjesë e lidershipit dhe disa dyzina studentësh që krijuan këtë parti, dhe ”˜pardesytë e bardha’ të manipulatorëve të të parëve dhe të kombit që me shpurrën e tyre të madhe të lidhur me interest politike, pasurinë e madhe financiare dhe të patundshme, të lidhur me aksione në kompani të përbashkëta ekonomike e festuan me madhështi këtë jubile i cili para se të jetë jubileu i krijimit të kësaj partie, është jubileu i pluralizmit politik dhe ekonomik.

Sigurisht që 11-12 dhjetori 1990 është një datë e madhe në historinë jo vetëm të Shqipërisë politike, por për të gjithë kombin shqiptar, madje edhe për rajonin tonë pasi shqiptarët hynë në një rrugë të re prosperiteti dhe politike të jashtme mbi të cilën tashmë do ndikonin disa vektorë këndvështrimesh e interesash politike sipas grupacioneve të ndryshme në vend. Dihet se pluralizmi erdhi si rezultat i finalizimit të rezistencës së kombit, i favorizuar si ngahera nga rrethanat ndërkombëtare, me Lëvizjen Studentore të Dhjetorit, e cila ishte qershia mbi torten e gjithë antikomunistëve shqiptarë të pushkatuar me dhe pa gjyq apo të ndryrë me dhunë për vite të tëra nëpër burgje e tela me gjemba. Në këtë lëvizje studentore mernin pjesë studentë me prejardhje nga shtresat e mesme të vendit, por edhe me origjinë komuniste të cilët kishin një emërues të përbashkët: pakënaqësi ndaj sistemit të vjetër por ideja e pluralizmit tek ta ishte e vaket. Në fillim protesta e tyre ishte si ankesë, si pakënaqësi. Ardhja e ndonje misionari të R.Alisë, si Ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi, futi me marifet tek ta kerkesën per pluralizem.

Pluralizmi politik, sigurisht qe do te ishte edhe ideologjik dhe keshtu nuk mund të shmangej edhe e drejta per te mos qene te gjithe ateistë sic kërkonte regjimi i vjetër punist, por edhe besimtar, pra do lejohej edhe pluralizmi religjioz, sipas origjines se shqiptareve dhe tradites se besimit te tyre familjar ne disa fe monoteiste. Pluralizmi politik i cili do ndërtonte sistemin kushtetues me zgjedhje ku do te mernin pjese te gjitha partite qe do te krijoheshin, do të ndërtonte jo vetëm superstrukturën institucionale kapitaliste, por, sigurisht, edhe bazën ekonomike pluraliste. Diversiteti i kësaj baze do të sigurohej me privatizimet e dyqaneve dhe ndërmarjeve egzistuese në pronësi të shtetit si edhe me blerjet e tyre në tregun dytësor nga kapitali i njerëzve të zakonshëm, kryesisht me të ardhura nga pasurimi me tregëti ose nga të ardhurat nga remitancat dhe kreditimi bankar shtetëror në vitet e para pas pluralizmit. Sigurisht që tregu dytësor do të gëlonte nga remitancat që vinin kryesisht nga puna e vështirë e emigracionit, por edhe nga të ardhurat që vinin nga krimi i organizuar, i brendshëm dhe i jashtëm.

FB_IMG_1449564631127Duhet thënë qysh në krye të herës se Lëvizja Studentore e Dhjetorit ishte një valvul shkarkimi dhe shpëtimi për kastën puniste të prirë nga R.Alia, por që duhej kontrolluar me kujdes me mjetet superiore të represionit që të mos dilte nga kontrolli. Kjo Lëvizje do të përfundonte me sukses në varësi të faktit nëse drejtuesit e saj spontanë do të lidheshin me ekstremistët dhe pinjollët e klasave të përmbysura apo me ”˜ujqërit’ e kuq të dërguar si mama dhia tek kecat, me këmbën e lyer me miell ne mulliri i KQ të PPSH. Dihet se R.Alia, pas ngjarjeve të ambasadave disa muaj më parë kishte mbajtur një plenium të fshehtë ku kishte deklaruar, sipas porosive të Gorbacovit nga mbledhja e Katovicës, se sistemi totalitarist komunist ishte duke u gremisur. Cështja shtrohej se si, në ambjentin e ri pluralist, do të kontrollohej sistemi me dy objektiva: a) të mos kishte revolucion të dhunshëm dhe gjakderdhje dhe b) si do të shtihej në dorë pushteti politik dhe ai ekonomik. Thuhet se Katovica është zbatuar më mirë se kudo në lindje, në Shqipëri.

Pavarësisht se shqiptarët e ndjejnë instiktivisht por nuk reagojnë, Shqipëria qysh nga viti 1944 e deri më sot është drejtuar nga komunistët dhe bijtë e tyre dhe asnjëherë nga një parti që përfaqëson interesat e klasave të përmbysura dhe të gjakosura nga komunistët për 50 vjet me anë të Luftës Civile (shtator 1943-1952 kur u hoqën divizionet e ndjekjes) dhe bishtit të saj edhe më të tmerrshëm, Luftës së Klasave (1952-1990). Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha dhe Edi Rama me Ilir Metën janë të gjithë produkt e pinjoj komunistësh. Janë kjo skotë që shajnë njëri tjetrin për pushtet qysh se janë organizuar nga serbët më 1941 dhe për gjendjen e vendit. Po roli i ndërkombëtarëve cili ka qenë 50+25 vjet?

Ndërkombëtarët e sakrifikuan Shqipërinë më keq se më 1913 pas Luftës së II Botërore kur Curcilli ja la Stalinit me projekt brenda Jugosllavisë së Titos. Rrethanat e grindjes së Stalinit me Titon më 1947-’48 e lidhën Tiranën direkt me Moskën dhe pas prishjes mes këtyre të dyja rreth viteve 1960, përsëri sistemi politik dhe marrëdhëniet e Shqipërisë vazhdonin më të intensifikuara me lindjen, kryesisht në tregëti me klering, situatë e cila për shkaqe të caktuara e solli sistemin totalitarist në buzë të greminës deri sa Ramizi & Co shfrytëzuan Lëvizjen e Dhjetorit të studentëve duke dërguar aty disa pedagogë dhe intelektualë me pardesy të pazakonshme të bardha, për ta njohur e mbështetur njëri tjetrin në qëllimet e përbashkëta për të marë drejtimin e PD përballë studentëve si edhe për tu lejuar që të kryenin aktivitet të lirshëm politik kudo që do të dëshironin në cdo cep të vendit tonë.

greva e uriseQysh në krye të herës studentët dhe ”˜pardesytë e bardha’ e panë veten në konflikt. Të dytët kërkonin ta mernin timonin ne dorë me ndihmën e këshillat e R.Alisë dhe aparatit të represionit i cili trysnonte dhe kërcënonte cilindo nga gjysma e studentëve që themeluan kryesinë e PD, partinë e parë pluraliste. Nga stuentët ka disa të eliminuar fizikisht duke filluar me A.Brocin dhe A.Hajdarin, kurse ”˜pardesytë e bardha’ edhe sot gëzojnë shëndet të plotë në të gjitha drejtimet. Kështu, shumë shpejt, PD do të mbetej një parti e ”˜pardesyve të bardha’ dhe e një studenti, A.Hajdarit. Nuke dimë mirë rolin e tij në Lëvizjen Studentore dhe fakti që e vranë nuk do të thotë se ai nuk ka qenë indirekt me qëllimet e ”˜pardesyve të bardha’ pasi këta të fundit, pasi mundën studentët, sic e kishin zakon për 50 vjet, qysh nga viti 1941, ju kthyen të hanin njëri tjetrin. Fjala bazë e komunistëve ”˜shok’ do të thotë no obligation ndaj njëri -tjetrit, do të thoshte se sjellja e tyre karakteristike është ajo e ujqërve të stepës që, kur ju mbarojnë kaprojtë e zebrat aty pari, i sulen njëri -tjetrit. Megjithatë, pavarsisht se ka të dhëna se A.Hajdari ka qenë një i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, nga punonjësi Irakli Kocollari, përsëri ka mundësi që Hajdari ju ka dalë kastës puniste nga kontrolli dhe animi i tij ishte nga studentët por me ekuilibër, pasi ai ishte një djalë komunisti nga Tropoja dhe kishte deklaruar që ishte krenar për këtë dhe nuk i honepste dot ekstremistët e deklasuar nga sistemi i vjetër.

Duhet të themi se festimi i jubileut nga studentët u organizua nga disa Shoqata servile të partisë së Camëve dhe PD-së ndërsa e pavarur prej politikës dhe vazhduesja e lidershipit të vjetër studentor të PD së ditëve të para përbëhej nga Arben Sulo, Shenasi Rama, Akli Fundo, Myftar Gjana dhe Edvin Shvarc dhe në këtë festim ranë në sy një grup i vogël personalitetesh të ish studentëve dhe pedagogëve të Dhjetorit, keta te fundit jo nga ata me ”˜pardesy të bardha’ te dikurshmit. Duket se në këtë grup organizator mungonte ndonjë përfaqsues i Faklt. të Inxhn. Minierave, një grup prej 5 vetash nga të cilët (ku bëj pjesë rastësisht edhe unë) nxitën e filluan udhëtimin e gjatë të natës së 8 dhjetorit, deri sa studentët u shpërndanë pranë Institutit të Higjenës me kërbacin e policisë. Binte në sy ardhja e Sh.Ramës nga emigracioni i gjatë në SHBA, i cili ka qenë shumë aktiv në luftën publike kundër ”˜mama dhisë’ Berisha &Co. Pritshmëritë kanë qenë shumë më të mëdha për mbështetje të këtij takimi nga ish studentët e Dhjetorit të cilët, në fakt, shumica janë mosbesues e abstenues në këto nisma me synime politike të pastra ose të shpërndarë në forca të ndryshme politike dhe për shkaqe arriviste, janë përulur dhe përpiqen të mbijetojnë brenda tyre dhe një afirmim ndaj këtij organizimi do të thoshte spostim të tyre.

Nga ana tjetër, bie në sy me këtë rast një intervistë e S.Berishës tek një media e tij on line, SYRI.net, dhënë gazetarit servil të PD, Cim Peka. Aty z.Berisha përpiqet ta tregojë sipas rastit e interesit, Lëvizjen Studentore si shumë të rëndësishme, por, pa dashur, thotë se ajo e vetme do të ishte goditur nga regjimi komunist që, me sa duket nuk e kontrollonte dot, dhe se vetëm hyrja në të e intelektualëve (nënkupto e ”˜pardesyve të bardha’) e shpëtoi LS nga asgjësimi gjaksor represiv. Së dyti Berisha shprehet se nuk ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit dhe me CIA-n para se të vinte në pushtet. Gjë që mund të mos jetë e vërtetë pasi ai ka qenë, sipas akuzave të ndryshme gjithë këto vite, edhe objekt gjurmimi nga Sigurimi për shkak të lidhjeve të krushqisë, por edhe bashkëpuntor për grupin e tij familjar e të punës. Sepse cdo komunist e aq më tepër një Sekretar Byroje I PPSH e kishte për detyrë të njoftonte Sigurimin për gjithshka dinte dhe shikonte. Gjithashtu, nga një autor publicist grek, është botuar një fakt I pretenduar se S.Berisha dhe K.Gligorovi i Maqedonisë, në një rast, në Gjermani, kishin marë një shumë të madhe të hollash për qëllimet e shërbimeve të huaja perëndimore. Aty S.Berisha godet dy armiq të tij të hidhur: Edi Ramën dhe Shinasi Ramën, si dy ekstremistë që donin të fusnin dhunën dhe nxitjen e një lufte të re civile në vend.

mesila doda me edi ramenPor vërtet, e fundit, si do të ishte Shqipëria nëse ngjarjet, hipotetikisht, nuk do të kishin ndodhur kështu? Sikur studentët ta kishin mbajtur për vete PD e të mos lejonin futjen brenda tyre të ”˜pardesyve të bardha’ por të kishin bashkëpunuar me pinjojtë e klasave të përmbysura? Sigurisht që dy janë obsionet hipotetike të reagimit të R.Alisë i cili ishte thyer nga takimet me Perez de Cuelarin dhe sidomos me Margaret Thecerin: ata do ta fusnin vendin në një banjo gjaku ku të parët që do ta pësonin do të ishin vetë komunistët, ose do të silleshin pak më me rezistencë ndaj studentëve dhe ”˜reaksionarëve’ duke kërkuar garanci e duke bërë lëshime më të javashme për pluralizmin dhe de facto, ndrimin e sistemit. Në rastin e parë, që e bënte thirrje gazeta ”˜Time’ në Londër për një revolucion në Shqipëri, sigurisht që do të ishin hapur shumë plagë të reja mbi ato të vjetrat. Por në këtë rast, serbët dhe rusët mund të jenë përpjekur që kjo të mos ndodhte dhe prognoza e Katovicës sipas planifikimit të “Departamentit ”˜D’” të KGB-së të treguara nga agjenti I saj dezertor ne vitin 1979, Anatoli Golicin të realizohej kudo me sukses, me përjashtim të Rumanisë prej kokfortësisë së Causheskut. Gjithsesi, në një rast të tillë baza, prona private, toka, do të ndahej në mënyrë më të drejtë dhe nuk do te ishte vendosur Ligji 7501 që synonte gjoja Reformën agrare të demokracisë – nënkupto për të vjedhur ”˜mishin’ më të mirë nga ish prona shtetërore e 350 mijë ha.

Por ka një shprehje se “Cdo popull e meriton qeverinë që ka”. Zakonisht shoqëritë ecin në mënyrë evolucioniste. Po të lexosh Cezarin në librin e tij ”˜Lufta Civile’ I quan partët (iliro-shqiptarët labaetë dhe në rrethinat e Apolonisë e Dyrrahiumit) si popull barbar dhe, edhe sot, ne jemi shumë mbrapa tyre. Por ka raste kur shoqëritë emancipohen nga lart, nga një elitë e përgjegjshme sic ndodhi me gjermanet per nje shekull: familja hohenshtauf emancipoi fisin lindor të prusianëve dhe pastaj Prusia, si një shtet i fortë, bashkoi Gjermaninë duke mposhtur ushtarakisht Francën dhe Napoleonin e III në Sedan më 1870 duke e zënë atë dhe 100 mijë ushtarë robër.

Në këtë kuptim, mendoj se një PD e studentëve dhe ish të persekutuarve, pa pjesëmarjen e ”˜pardesyve të bardha’ do ta kishin të vështirë ti kishin cuar punët shumë më mirë përpara, por besoj se ato do të ishin shumë më mirë sesa I kanë lënë në katrahurë komunistët e PPSH dhe pinjollët e tyre të cilët u lëshuan pa fre për të grabitur pronën e shqiptarëve duke I detyruar ata të largohen nga vendi në masë e të shesin punën e tyre e të ardhurat ti dërgojnë këtu, për t’ja u grabitur përsëri komunistët.

tritan shehu ne 25 vjjetor te PDPo roli i ndërkombëtarëve në gjithë këtë fazë tranzicioni të sistemit? Elita botërore nuk kishte ndonjë urrejtje ndaj regjimit komunist në Shqipëri. Komunistët shqiptarë ishin ca aktorë të vegjël që luajtën rolin historik që ju pati caktuar Elita, pa e ditur këtë fakt, ashtu si peshku në vaskë që nuk e di se egziston padroni i tij që e ushqen dhe se, po të dojë i zoti i vaskës e kullufit atë menjëherë. Gjithashtu, perëndimi që kërkontë të tregohej altruist me këtë zonë nuk i interesonte një konflikt civil sepse do ti krijohej një peshë më e rëndë për ta mbajtur dhe kujdesi i tij ishte për stabilitet e jo për drejtësi e demokraci dhe negociatat bëhen me palën më të fortë që këtu ishin komunistët dhe njerëzit e tyre me ”˜pardesy të bardha’ dhe ky qëndrim duket se vazhdon edhe sot, ndaj ende në Shqipëri nuk janë mbajtur zgjedhje të vërteta e demokratike, por me marëveshje mes tre palëve, dy-tre partive kryesore të ardhura nga PPSH dhe ndërkombëtarëve është përcaktuar shumica dhe aleancat qeverisëse brenda Kuvendit sipas objektivit të vjetër të Katovicës. Ndoshta ”˜pardesytë e bardha’ të dhjetorit ’90 pas pak vjetësh do largohen fizikisht nga kjo botë, por stafeta ju ka kaluar pasardhësve të tyre dhe ish studentët do vazhdojnë ta kenë sfidën edhe dy dekada me ta deri sa ata të triumfojnë ose të ngelen kalimtarë të zbehtë fatet e vendit dhe në historinë e pasdhjetorit ’90 sic kanë ngelur këto 25 vjet.

Share: