Nga Koco Broka
27 muaj me parë, me 23 Gusht 2013 kam botuar shkrimin “ Publikimin i munguar”. Me sa duket ja vlen të riciklohet , rishkruhet e ripublikohet i përpunuar. Kjo për dy arsye. Lidhur me pyetjen e shtruar qartë kohët e fundit :Ekonomistët udhëhiqen nga ideologjia apo nga faktet? , unë i përgjigjem pa ekuivok: Si ekonomist unë udhëhiqem nga faktet duke vlerësuar maksimalisht cdo teori qe ndriçon dhe kontribuon maksimalisht për zgjdhjen e problemeve të praktikës ekonomike në përgjithësi dhe në vendin tonë në vecanti. Mbi këtë bazë prej me se 20- vjet ndjek ne vazhdimësi cdo muaj publikimet mbi ecurinë e problemeve të ndryshme makroekonomike të ekonomisë sonë, si INSTAT, Banka e Shqiperisë, Ministria e Finances apo ato të BE-së, FMN-së, Bankës Botërore etj për ekonominë tonë. Cdo vonese e shkeje e kalendarit te botimeve si rastit i Gushtit 2013 apo Tetorit 2015nuk mund te anashkalohet
Së dyti, shtysa që u bë shkas për shkrimin dhe ngritjen në medja të shqetësimit Publikimin i munguar, ishte dhe mbetet jo thjesht mosrespektimi i kalendarit të publikimeve nga Ministria e Finances . Ashtu si në Gusht 2013 dhe në këtë Nentor të 2015, është shkelur kalendari i botimeve nga ana i Ministrise se Financave. Duke iu referuar rubrikës Kalendari i Publikimeve mëson se “Tregues fiskal të konsoliduar të Qeverisjes së Përgjithshme” mëson se informacioni paraprak mujor publikohet në datën 12 të muajit pasardhës. Por ashtu si në Gusht 2013, deri ditën e sotme 23.11.2015 ne ora 10 , ky informacion nuk është publikuar. Etiketa ka ndryshuar po vera ne shishe ka mbetur po ajo. Ndryshim është se tani është se krahas dhe përvec Kalendarit te Botimeve, është publikuar Programi I Transparencës për Ministrinë e Financave, një dokumet mjaft i gjatë dhe e detajuar. Ky është një shëmbull që dëshmon se dhe kur sistemi është ndërtuar drejt (Programi i Transparences-Kalendari i Botimeve) dhe i plotë, ai mund të mos funksionojë. Individet dhe realizuesit e sistemit mund te bëjnë qe dhe nje sistem i mire te keqfuknsionoje. Te paktën deri tani nuk kemi pare zëdhënësit e Ministrise te distancohen nga kjo praktike. Në vend të kësaj kemi ate se nuk quhen me specialist të marredhenieve me publikun por këshilltarë….?!Specialisti i marrëdhënieve me publikun mund te jetë dhe këshilltar. Por kjo nuk përjashton por presupozon se në marrëdhënie me publikun ai duhet t’i përmbahet të gjithë legjislacionit për transparencën me publikun.Ndryshe sistemi i transparencës, është kompromentuar që në vezë.
Ideja e nobelistit James Buchanan se “…nëse doni të përmirësoni politikën, atëhere ndryshoni rregullat, mënyrën e veprimit dhe strukturën e saj…Mos prisni që politikanët të ndryshojnë vetë sjelljen dhe veprimtarinë e tyre…mos prisni të vetkorrigjohen. Ata veprojnë vetëm në funksion të interesit të tyre, vetëm në funksion të suksesit elektoral që iu garanton pushtetin”, megjithëse ngacmuese me sa duket nuk eshtë koherente. Edhe struktura edhe rregullat më të mira, ndodh që tju nështrohen interesave të ngushta elektorale apo vetiake.”është ngacmuese. Në cdo rrethanë mendoj se cdo sistem, edhe më i miri duhet shoqëruar me kujdesin për zbatimin e tij,dhe nënsistemin e përgjegjshmërisë për moszbatimin e tij. Ndërsa duke patur parasysh mundësinë potenciale të sjelljes për të cilin flet nobelisti James Buchanan, ja vlen të mbahet parasysh se si politikanët por ashtu e gjithë njerzit nisen nga interesi personal, nuk përjashton që shumë syresh përfshi politikanet dhe biznesmenët, të veprojnë me përgjegjshmëri, të mbajnë premtimet e tyre, duke punuar për një shoqëri me të mirë, me të drejtë më eficente, qoftë dhe në një sistem të zgjedhjes të deputeteve si ky i yni qe nuk nxit në këtë drejtimin e fundit. Une kam besim dhe shpresoj se shume politikane ose shumicen e kohës ata sillen si të tillë, pra me përgjegjshmëri per zbatimin e ligjit dhe hartimin e
ligjeve që e çojnë shoqërinë drejt një shoqëri më të mirë.
Natyrisht pas disa ditësh publikimi i munguar deri ne datën 22 Nentor, buxheti i konsoliduar fiskal i Tetorit 2015 do të publikohet. Unë nuk kisha dyshim për këtë as dhe në Gusht 2013, megjithëse zgjedhjet kishin mbaruar dhe Qeveria ishte në ikje. ” Thelbi i shkrimit kishte të bënte qëndrimin e ekonomisteve, medias, politikanëve ndaj leximit dhe reflekmit të fakteve sidomos atyre pikantee vetdomethenese; me shqetësimin se në vend të leximit sa me të kujdeshëme të përgjgjshëm të tyre, mund të ndriçohej e ndricohet, se çfarë kishte funksionuar dhe çfarë nuk kishte funksionuar, se për fat të keq këtë përgjgjshmëri po zinte retorika “Financat shqiptare janë transparente dhe gjendja ekonomike është solide”
Në kushtet e ndryshimit të qeverive , në fund Gushtin e 2013, kjo retorikë sidomos me mbajtjen e një konference të 27 Gushtit të atij viti, vëmendjen e publikut e zuri retorika” Më e keqja për ekonominë ka mbaruar…”etj Megjithatë kjo retorikë nuk do kalonte pa u vënë re, zëri i ish-ministri i Financave të Rumanisë, Sebastian Vladesku në këtë konferencë se . ”“ “Unë i dëgjova me kujdes ministrat që do marrin detyrën dhe problemet që ata paraqitën… Ata janë në pozitë të mirë tani dhe mund të thonë se asgjë nuk është bërë mirë…”nuk do të anashkalohej nga minoranca por dhe media
Po përse priten me padurim shifrat e buxhetit te konsoliduar të Tetorit 2015.? Kërshëria është shtuar pas titujve e deklarimeve të fundit: “ Heqja e taksave rezultat i operacionit kundër informalitetit” Natyrshëm lind pyetja, është kjo masë produkt i shtimit të të ardhurave nga aksioni i informalitetet, improvizim i cili është një dukuri e natyrshme dhe më se e domosdoshme në art, apo produkt i analizës së fakteve, e thjeshtësimit të kësaj analize vetëm se sa peshë specifike ka psh heqja e tatim taksave në fashëm e xhiros deri 50 milion lekë ?! Natyrshëm lind pyetja në se një punëtor me një pagë 30 010 lek në muaj ose me pagë 360120 lek në vit, i nënshtrohet ligjit të tatimit mbi të ardhurat, si do të operohet kur një punëtor i tillë paguhet nga një biznes ose ferme me xhiro deri 4 999 999 lek në vit ? A nuk ka kkëtu një non sens, dhe prishje të vetëdijshme të sistemit ? Ekonomistët nuk mund të mos udhëhiqen nga faktet pavarësisht se cfarë mendojnë e vendosin politikanët. A ka te drejte FMN për kët ceshtje. Për mua FMN, ka të drejtë, ndërsa mos dëgjimi i saj zor se shpreh prudence.
Deri tani janë në dispozicion të ekonomistëve dhe mbarë shoqërisë janë të dhënat e 9 mujorit.për Buxhetin e Konsoliduar Fiskal. Sipas Ministrit të Ekonomisë (shih Gazeta Telgraf 16 Tetor 2015) : “Në bordero, deri në muajin korrik , janë 106 mijë vende të reja pune dhe 80 mijë vende të reja pune janë formalizuar gjatë dy viteve, u bënë 186 mijë vende pune të formalizuara dhe të reja në dy vite, pa numuuar vendet e punës në sektorin bujqësor” Nuk mund të mos entusiazmohesh kur dëgjon shifra të tilla.Madje unë i duartrokas.
Por ndërkohë si ekonomist si lektor për analizën marxhinale, si metoda bazë e arsyetimit ekonomik, nuk mund të mos i referohem tërësisë së fakteve shqyrtimit dhe analizës së tyre.
Psh: nuk mund qe stoku i kredisë bankare në Shtator 2015 ishte 546.5 miliard lekë , nga 556.4 milar lekë në Shtatorin e një viti më parë. Eksportet ishin 185.7 miliard lekë nga 192.8 miliard lek që ishin në fund të së njëjtës periudhë të vitit 2014.Me rënie paraqiten dhe importet etj. Por cfarë thotë Buxheti i Konsoliduar Fiskal i Shtatorit 2015 dhe treguesit e borxhit po në këtë periudhë ? Për këtë për të mos patur asnjë diskutim shterpë për saktësinë e shifrave, po i referohem të dhënave te publikuara nga Ministria e Financave
Ecuria e disa treguesve ekonomikë në milion lekë
Ecuria e disa treguesve ekonomikë në milion lekë | ||||||
Nr | Emertimi | 9-mujori 2011 | 9-mujori 2013 | Diferenca 2013-2011 | 9-mujori 2015 | Diferenca 2015-2013 |
1 | Totali I të ardhurave buxhetore | 239518 | 235668 | -3850 | 279072 | 43404 |
2 | Stoku total I borxhit publik | 768955 | 872268 | 103313 | 1062703 | 190435 |
3 | Â Të ardhura nga Sigurimet shoqërore | 35787 | 37895 | 2108 | 44124 | 6229 |
4 | Shpenzimet e sigurimeve shoqërore | 62854 | 70518 | 7664 | 78174 | 7656 |
5 | Deficiti I sigurimeve shoqerore | -27067 | -32623 | -5556 | -34050 | -1427 |
Nga të dhënat e tabelës rezulton qartë , se të ardhurat buxhetore në përiudhën 2011-2013 , kanë patur stanjacion dhe rënie, pavarësisht se nuk janë rritur tatim taksat. Kjo ka ndodhur në një kohë kur borxhi ka pësuar një rritje jo të vogël prej 103.3 miliard lekë në dy vjet, pra ky borxh nuk ka prodhuar asnjë lek shtesë për shtetin. Pra ka patur rritje rritje të ndjeshme të borxhit publik të shoqëruar me stanjacionin dhe rënien e te ardhurave buxhetore. Ish mazhoranca e djeshme e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë ka funksionuar dhe çfarë nuk ka funksionuar, për të prodhuar këto rezultate. Por ne vend të kësaj dëgjohet kjo (çfarë nuk ka funksionuar) sot dëgjohet se jo thjesht me taksat e para 2013 po me uljen e tyre mund të rriten kreshendo të ardhurat buxhetore, duke zvogëluar dhe borxhin?! Ndërsa në dyvjeçarin 2013-2015, të ardhurat buxhetore janë rritur për shumën 43.4 miliard lek, por këto në një kushtet e një rritje të takim taksave me nje efekt rreth 30 miliard lekë dhe në kushtet e rritjes me ritmet më të larta të borxhit publik, në masën 190,4 miliard lekë. Stoku i borxhit publik, është kulari që po i lenë financat publike brezit të ri. Në këto kushte te dhënat e buxhetit të konsoliduar fiskal , për muajin Tetor së bashku me ato të Shtatorit, hedhin me së miri dritë, se çfarë ka prodhuar, rritja e tatim-taksave për vitin 2015, inflacioni, rritja e pretenduar e GDP e sidomos aksioni kundër informalitetit? Si vonesa e publikimit te buxhetit te konsoliduar, mosleximi i kujdeshem i tyre po errësohen sa nga akuzat e ndërsjellta të forcave politike por dhe shoqërimi me lojën e kungulleshkave se sa do të përjashtoj kjo ose ajo forcë biznesin e vogël nga tatim taksat.
Po le të të shohim se cfarë ka ndodhur me formalizimin e 186 mijë vende pune të pretenduara. Ndryshe nga viti kaluar kur ISSH, ka publikuar të dhënat e mbi ecurinë e sigurimeve shoqërore si në qytet dhe në fshat, ky publikim sivjet mungon. Në këto kushte kur të mungon pula i drejtohesh sorës -thotë populli. Dhe une iu drejtova të dhënave të Publikuara nga Ministria e Financave. Nga të dhënat e mësipërme shihet qartë se deficiti i sigurimeve shoqerore vazhdon të rritet frikshëm edhe në kushtet e uljes se ritimit të rritjes së pensioneve, në nivelin e indeksimit të inflacionit.Sic del nga të dhënat e tabelës niveli i këtij deficiti është rritur nga 27.1 miliard lek në vitin 2011, në 32.6 miliar lekë në vitin 2013 dhe 34 miliard lek në vitin 2015. Megjithë rënien e ritmit të thellimit të deficitit të sigurimeve shoqërore ai ka vazhduar jo vetëm për periudhën 2013-2015 por dhe nga Shtator 2014-Shtator 2015.
Lajm i mirë është që kjo tendencë ka ndryshuar për muajin Shtator 2015, shtesa e të Ardhurave të Sigurimeve Shoqërore ishin më të larta se sa shpenzimet e tyre. Kështu mund të ndodhe edhe për Tetorin. Personalisht pres që edhe për Tetorin 2015 të vihet re kjo dukuri. Por kjo nuk përjashton kurreshjten se sa është dhe çfarë përmasave konkrete ka , Sa ?! Kjo për faktin se sipas të pritshmit të Ministrisë së Financave dhe Qeverisë në fund të vitit 2015, shtesa e shpenzimeve te sigurimeve shoqerore do të jetë dukshëm me i madh se shtesa e të ardhurave të sigurimeve shoqërore. Ne se shtesa e shpenzimeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2015 ndaj vitit 2014 do të jetë 3 254 milion lekë më shumë , të ardhurat nga sigurimet shoqërore do të jenë 1 615 milion lekë me pak, pra deficit i sigurimeve shoqerore do thellohet dukshëm për vitin 2015 ose në masën e 4.8 miliard lekeve. Kjo kërkon rivlerësimin e politikave dhe ligjeve të ndërmara si për sigurimet në qytet ashtu dhe në fshat. Edhe si kur shifra 186 mije vete të konfirmohet e saktë nga ISSH, problematika e sigurimeve shoqerore vazhdon të jetë e mprehte. Reforma e pensioneve nuk e ka dhënë efektin e vet të paktën gjate vitit të parë 2015. Këtë thonë shifrat e faktet.Sqarimi se çfarë ka funksionuar dhe çfarë nuk ka funksionuar nuk është objekt i këtij shkrimi por objekt i shkrimeve dhe sikutimeve të tjera.
Ja përse publikim në kohën e duhur dhe sidomos leximi jo retorik i fakteve që do të ofrojë Buxheti i Konsoliduar Fiskal për 10 mujorin e Tetorin, është tej një kureshtje të thjeshtë.Në kushtet kur sipas të dhënave te publikuara në media rritja e te ardhurave nga Tatimet e Doganat për vitin 2016 parashikohet te jetë vetëm 3.4 % krahasuar me të pritshmin e vitit 2015, e bën mjaft të qartë idenë se jo vetëm ekonomistët por dhe politikanët shqiptarë duhet të udhëhiqen nga faktet .
Nuk është herezi të dëgjohet zëri i FMN, apo ekonomistëve shqiptarë!
23 Nëntor 2015Â Ekonomist Koco Broka