Home KRYESORE Ende ne Shqiperi Enver Hoxha eshte Hero i Popullit.

Ende ne Shqiperi Enver Hoxha eshte Hero i Popullit.

Nga Opinion.al

E shkuara e funksionarëve të lartë të shtetit dhe raportet e tyre me sistemin komunist kanë qenë së fundi pjesë e rëndësishme e diskutimeve edhe në nivel parlamentar.

Kuvendi i Shqipërisë, miratoi nje dite me pare unanimisht ndryshimet në Kushtetë për të t’i hapur rrugë dekriminalizimit të politikës, por pa përfshirë këtu periudhën e krimeve të komunizmit, para viteve ’90.

Amendamenti i propozuar nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, për të përfshirë në ligjin e dekriminalizimit edhe këtë periudhë, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme në Kuvend, ndonëse është votuar nga një shumicë deputetësh të djathtë e madje edhe nga disa deputetë të majtë

E pyetur nga Opinion.al, lidhur me këtë amendament, deputetja Mesila Doda është shprehur se kur flitet për dekriminalizim ka një mospërputhje që çon në ndarjen e dy periudhave:

“Kur flasim për dekriminalizimin e politikës, nuk di përse falen krimet e para viteve ’90 dhe dënohen ato të pas viteve ’90, këtu ka një mospërputhje. Sidoqoftë nga votimi u kuptua kush i do dhe kush dëshiron t’i largojë funksionarët që kanë bërë krime, por që vazhdojnë të jenë ende pjesë e politikës apo e sistemit te drejtësis딝, shprehet Doda.

Por a u ndje deputetja e zhgënjyer nga votimi i kolegëve?

“Zhgënjim në sensin pozitiv. Ishte interesante mënyra se si u zhvillua procesi, po të kujtojmë që ndërhyrja nuk u mor parasysh në komisionin hetimor, ndërsa kuvendi pranoi ta merrte në shqyrtim. Falenderoj me këtë rast, gjithe deputetët e djathte dhe te majte, që e votuan. Kjo do të thotë se politika ka fillur të reagoj딝, tregon deputetja Doda për Opinion. al, duke shtuar se ajo nuk ndalet në këtë drejtim.

“Një njeri që ka kryer krime, që ka shkelur të drejtat e njeriut nuk mund të jetë në funksione të larta drejtuese. Ne , bashkë me deputetin Shpëtim Idrizi kemi ndërmarrë hapin tjetër dhe kemi depozituar në Parlament ligjin për heqjen e të gjithë titujve tek personat me të shkruar kriminale në periudhën komuniste.

Qeveria ka kërkuar rishikimin e statusit të veteranit, por ne kërkojmë rishikimin e të gjitha dekoratave dhe titujve, të dhënë nga të gjitha institucionet që e kanë këtë kompetencë. Ka të tjerë, jashtë kategorisë së veteranëve, të cilët nuk i meritojnë titujt që kan딝. Madje, ne FB e saj, pak ore me parë, Mesila Doda poston një status, ku jep një fakt të rëndë: Ende ne Shqiperi Enver Hoxha eshte Hero i Popullit.

Share: