Home KRYESORE ERIONI, QOFTET DHE KËSHILLTARI!

ERIONI, QOFTET DHE KËSHILLTARI!

Nga Ahmet Dursun

Referendum i dashur Erjon, referendum!!!
Nuk e di nëse e di, por një qofte e pjekur qenka bërë 25 lek…
I dashur Erjon,
Ashtu si ti çdo kush e di që unë s’jam me askënd si dhe nuk kam ndonjë gajle që dikush të jetë, apo jo me mua…por, po ta lexosh këtë shkrim jam i bindur na bën mirë të gjithëve…

I dashur Erjon,
Ky ndyrësira që po shqelmon qytetarin -ndërsa ky i fundit është neutralizuar nga efektiv të rendit pra nuk përbën asnjë rrezik- ka qenë një prej këshilltarëve të ish-Kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan. Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë mbërritjes së konvojit të shtetarëve në qytetin Soma, pra pas shpërthimit të minierës në të cilin vdiqën plot 302 punëtorë, më 13 Maj 2014…

FB_IMG_1449645917976Ky ndyrësirë për këtë gjest u shpërblye me 7 ditë raport, sepse “në rast nevoje” për disa ditë nuk do mund të shqelmonte më si më parë. Por më e rëndësishmja ishte se pas këtij veprimi, në heshtje u legjitimua dhuna ndaj qytetarëve, pra tragjikisht sot ka shumë pak njerëz që guxojnë të reagojnë, madje edhe me shkrime…

I dashur Erjon,
Ky shqelm në thelbin e vet është identik me faturën që i dërgove Lulzim Bashës për dëmet që shkaktuan protestuesit e 8 dhjetorit. Ajo faturë e dërguar është një kërcënim i hapur ndaj lirive dhe demokracisë. Ajo që prisja prej teje ishte organizimi i një referendumi për të dënuar çdo akt dhunë, me atë që na e mundëson veçse demokracia, pra ti duhet të shfaqeshe si Kryetari i Bashkise së kryeqytetit që përfaqëson çdo qytetar, me një distance të njëjtë dhe të vendosje një standart të ri të reagimit me votë të lirë dhe populli i Tiranës do të vendoste nëse Partia Demokratike duhet të paguajë faturën e dëmeve apo jo…

Për të shkuar pak më tej. Unë aty ku e shoh të udhës marr pjesë në protesta të ndryshme…Ndonjëherë jemi aq pak e mbase as 20-30 veta dhe pyetja është: në kësi rastesh, nëse një apo disa të infiltruar hyjnë mes nesh dhe bëjnë hatanë, dëmin kush duhet ta paguajë? Nëse jemi bashkë me fëmijët e nuk kemi mundësi të paguajmë, a keni për të ndërtuar kënd lojërash në ambientet e burgjeve? Po studentët?!

I dashur Erjon,
Mbase të ndërpreva mes gjithë atyre përgjegjësive që ke marrë për të na përmirësuar jetën në Tiranë dhe të kërkoj ndjesë për këtë, pasi fundja kush jam unë që të flas për lirinë, demokracinë, referendumin!

FB_IMG_1449645909560Por, megjithatë pa harruar i dashur, këtë e di shumë mirë e çdo kush e di që e di shumë mirë, pra punën e qofteve. Meqënëse janë çelur gjithë ato barrake në hapësirat publike e pjekin qofte në prag të Vitit të Ri, i thuaj të veshin të paktën përparëse e kështu nuk do ti nxihen pantollonat te pjesa e zinxhirit ndërsa kruhen tërë ditën!!!

Përzemërsisht.

Share: