Nga Bojana Fatkoja
1. Bazuar në shijet tona personale, nuk mund të japim verdiktin cfarë është art dhe çfarë përbën vlerë. Shijet janë subjektive dhe si të tilla janë të respektueshme kur vijnë si mendime!
2. Mos e shihni me syze politike letersinë. Është e turpshme… Aq më tepër në një shoqëri plot tërmete si kjo e jona.
Më besoni, nuk ju bën mirë. Verbërimi politik është i dhimbshëm, nuk i jep qartësi arsyes. Në një shoqëri si e jona është dyfish më i dhimbshëm. Dhe a e dini pse? Njoh shumë nga ata që dikur idhullizonin e flisnin me adhurim për politikanë të caktuar, dhe sot i ngrejnë idile qesherake deri në servilosje ekstreme kundërshtarëve politiÄ·ë të idhujve të dikurshëm.
Prandaj të dashur miq nuk vlen të humbisni nga karakteri juaj dhe të bëheni majoneta, sepse pas 10 vjetësh nuk di ku do t’iu shoh, dhe nuk di si do të ndiheni ju që thoni gjëra që nuk mendoni, vetëm si e si të flisni me gjuhë politike.
Nëse nuk ju pëlqen diçka, ju lutem thoni që nuk ju pëlqen. Por është në nderin tuaj ta vlesoni dhe ta shprehni me sinqeritet atë që ju pëlqen. Mos lejoni kënd t’iu ndrydh mendimet. Kjo deformon karakterin. Ecin përpara të tillë karaktere në këtë vend, por sado karierë të bëjnë janë kufoma pa jetë.
3. Shoqëritë e mbyllura janë shoqëri që prodhojnë më shumë perversion dhe dhunë. Shoqëria jonë ka nevojë të jetë më e vërtetë. Nuk është erotizmi ai që na prish moralin, por servilizmi, urrejtja dhe mohimi i së vërtetës.