Home I pakategorizuar Europa e mureve që po ngrihen, e kunderta e 1989-s!

Europa e mureve që po ngrihen, e kunderta e 1989-s!

 Nga Timothy Garton, The Guardian Politics

Muret po ngrihen në gjithë Europën. Në Hungari, ai ka formën e gardhit me tela me gjemba, ngjashëm me shumicën e perdes së hekurt dikur. Në Francë, Gjermani, Austri dhe Suedi, janë vendosur kontrolle kufitare të përkohshme, brenda zonës Shengen me kufij të hapur.

Dhe kudo në Europë gjenden muret e mendjes, që lartësohen çdo ditë. Përbërja psikologjike e tyre është një përzierje e kuptueshme frike ”“ pas masakrave në Paris të kryera nga njerëz që lëviznin lirisht vajtje-ardhje në kufirin me Belgjikën, me paragjykimet, të nxitura nga politikanë ksenofobë dhe gazetarë të papërgjegjshëm.

Më 2015, në Europë shikojmë të kundërtën e 1989-ës. Mos harroni që shkatërrimi fizik i perdes së hekurt nisi me prerjen e gardhit me tela me gjemba mes Hungarisë dhe Austrisë. Tani është Hungaria ajo që çeli rrugën e ndërtimit të gardheve të reja, dhe kryeministri i saj, Viktor Orban, mbushur me paragjykime. “Europa duhet t’i mbajë jashtë emigrantët myslimanë, ”“ tha Orban në fillim të vjeshtës, ”“ për ta mbajtur Europën të krishter딝.

Korit të tij i janë bashkuar shembuj të krishterës si Marinë Lë Pen e Francës, politikania e Frontit Nacional që ka qenë dominuese në politikën franceze, dhe Kelvin MacKenzie i gazetës The Sun. MacKenzie përdori prezantimin keq-orientues të gazetës kësaj gazete të kryer mes myslimanëve për të shkruar një artikull me titull: “Sondazhi tronditës tregon se ne duhet t’u mbyllim derën emigrantëve të rinj myslimanë.”

Sikur 2.7 milionë myslimanë që ka tashmë Britania nuk do të bënin më fëmijë. Sikur minoriteti i vogël, por vrasës, i terroristëve islamikë në Europë nuk gjendet këtu tashmë, shumica e të cilëve të lindur, të rritur dhe të radikalizuar në rrugët periferike të Britanisë, Belgjikës dhe Francës.

Shumë evropianë thonë tani se vendet e tyre duhet të rikthejnë kontrollin e kufijve, dhe brenda zonës Shengen. Në sondazhe të zhvilluara pas masakrës së Parisit, rreth 70 për qind e të pyeturve në Holandë thanës e vendi i tyre duhet të mbyllte kufijtë. Përveç faktit sesa i mbron kjo nga terrorizmi njerëzit, mbyllja e kufijve të Europës rrezikon të prishë atë që evropianët çmojnë aq shumë në lidhje me Bashkimin Europian.

Ky nuk është vetëm një përfundim retorik. Të pyetur në një sondazh të “Eurobarometër” se “Cilën nga këto gjëra vlerësoni si më pozitive nga BE?”, përgjigjja kryesuese, me 57 për qind të pjesëmarrësve, ishte “lëvizja e lirë e njerëzve, materialeve dhe shërbimeve brenda BE-s딝. Për vite të tëra, kjo përgjigje ka qenë në konkurrencë për vendin e parë me “paqja mes vendeve anëtare.”

Tri zhvillime të dallueshme kanë çuar në kthimin e mureve. Një, në Britani ”“ dhe në masë më të vogël në pjesë të tjera veriore të Europës ”“ është shkalla e lartë e lëvizjes së njerëzve brenda BE.

Ata nga Europa lindore kanë ardhur kryesisht qysh prej zgjerimit të madh më 2004. Ata u pasuan nga një valë tjetër nga Europa jugore, qysh kur kriza e eurozonës i detyroi doktorët e filozofisë në Spanjë, Portugali e Greqi të bëheshin kamerierë në Londër e Berlin. Kjo s’ka të bëjë me Shengenin, pjesë e të cilit nuk është Britania, por me lirinë e lëvizjes në zemër të BE.

E dyta, kriza e refugjatëve. Akoma më shumë njerëz janë larguar nga lufta, terrori dhe mjerimi ekonomik që ka zëvendësuar diktaturat e modelit të vjetër (duke prodhuar njëkohësisht terror dhe varfëri) në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ata rrezikojnë jetën e tyre në duar të kontrabandistëve kriminelë për të mbërritur në Europë dhe tokën e premtuar në zemër të saj ”“ Gjermaninë. Sipas vlerësimeve të OKB, deri më 19 nëntor kanë mbërritur këtë viti me anët të detit në Europë 850571 “refugjatë dhe emigrant딝, ndërsa 3485 vdiqën ose “kanë humbur” në det. Mesdheu është bërë një horizont shprese për të pashpresët, dhe një varrezë ujore.

Pak mbi 50 për qind e refugjatëve që erdhën nga Deti Mesdhe ishin Sirianë, dhe 20 për qind nga Afganistani. Shumë prej tyre ”“ ata që ia dalin ”“ ishin qind për qind refugjatë me kuptimin e plotë që “kishin arsye të besueshme se mund të persekutoheshin” në vendin e tyre. Por, siç tregojnë raportet e UNHCR, numri i tyre përfshin në mënyrë të paevitueshme disa që largoheshin për shkak të kushteve materiale të padurueshme që krijojnë shtetet e dështuara. Këtu, zona Shengen 30-vjeçare me 26 vende ka lidhje, sepse refugjatët sa futeshin, mungesa e kontrollit të kufijve e bënte më të lehtë që ata të shkonin drejt Gjermanisë ”“ gjë që donin ta bënin edhe para se Angela Merkel të thoshte që ata janë të mirëpritur.

Tre, janë terroristët islamikë, më së fundi kryen masakrën ndaj të pafajshmëve në koncert dhe restorante në Paris. Shumica e tyre janë të rritur në Europë, megjithëse disa e mësojnë mjeshtërinë e vrasjes në Siri ose Afganistan. Një nga vrasësit e Parisit, me sa duket, hyri në Europën e Shengenit si “refugjat” me një pasaportë (të vërtetë ose fals) siriane. Sidoqoftë, falë Shengenit ata mundën të lëviznin lirisht nga Brukseli vajtje-ardhje, vrasës pa kufij.

E kështu, në atmosferën e tanishme të frikës evropiane, e fryrë nga demagogët në politikë dhe media, të gjithë përzihen bashkë: qytetari-emigrant i ligjshëm në BE, emigranti i paligjshëm, gjysmë emigranti politik e gjysmë ekonomik, refugjatë nga konflikti në Siri, refugjati politik klasik nga Eritrea, myslimani dhe terroristi.

Ndërkohë, Polonia, e përbërë veçanërisht nga të krishterë të mirë, iu bashkua Hungarisë dhe Sllovakisë duke thënë se nuk do të pranojë asnjë nga emigrantët myslimanë. Ju lutemi, jo samaritanë, ne jemi të krishterë.

Kështu, veç ndarjes jug-veri e hapur nga kriza e eurozonë, po shfaqet një ndarje e re lindje-perëndim. Europa lindore nuk pranon të ofrojë solidaritetin që, në drejtime të tjera, e ka kërkuar kaq herë nga partnerët evropianë. Europa juglindore është kapur në mes. Javën e kaluar, policia maqedonase qëlloi emigrantët në kufi me Greqinë, ku u lënduan rreth 40 vetë. Kjo është veç një detaj nga ajo që mund të ndodhë në Ballkan, nëse kufiri i jashtëm i BE nuk bëhet më pak i kalueshëm lehtësisht, sidomos për ata që vijnë nga Turqia, kur Evropa Veriore thotë “Mjaft!”

Një herë dëgjova Merkelin ”“ që e di çfarë është të jetosh pas perdes së hekurt ”“ të bënte shaka se “me qëllim t’u mësojmë të rinjve vlerën e Europës së lirë dhe të hapur, duhet ndoshta që të mbyllim kufijtë kombëtarë për një ditë a dy”.

Nëse ky eksperiment do të ketë ndikimin e duhur, kjo është çështje tjetër. Për momentin, ajo që mund të themi me siguri është se Europa e njohur si kontinent i shembjes së mureve është tani ajo që i ngre muret

Share: