Home KRYESORE Familjarët e politikanëve, punësuar në shtet, Banka e shume kërkuar!

Familjarët e politikanëve, punësuar në shtet, Banka e shume kërkuar!

Ministrat dhe deputetët janë herë pas herë objekt sulmesh nga kampet kundërshtare sa u takon pasurisë së tyre, por edhe të pasurisë dhe bizneseve të familjarëve të tyre. Ata akuzojnë njëri-tjetrin për emërime dhe punësime nepotike të militantëve partiakë, por jo në pak raste, janë vetë familjarët e politikanëve, ata që përfitojnë vendet më të mira të administratës dhe e kanë më të thjeshtë për të gjetur një vend pune.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka monitoruar deklaratat e pasurisë së vitit të shkuar për ministrat dhe deputetët, dhe ka kontrolluar të ardhurat që burojnë nga certifikata familjare. Sipas të dhënave të publikuara në Open Data, rezulton se shumica e deputetëve dhe ministrave, i kanë të punësuar fëmijët e tyre, burrat ose gratë, e në raste të tjera edhe dhëndurët në punë në shtet, në institucione të rëndësisë së lartë.

Të gjitha të dhënat janë përmbledhur në tabelën ngjitur, duke marrë në konsideratë se këto janë vetëm të dhënat që vetë politikanët tanë kanë deklaruar, dhe vetëm për ato raste, ku specifikisht me të ardhurat nga paga e bashkëshortëve apo fëmijëve, është cilësuar edhe punëdhënësi i tyre. Ajo që vihet re është se shumë prej politikanëve, edhe pse fëmijët i kanë madhorë dhe në punë, nuk kanë saktësuar se ku punojnë ata. Veç atyre që janë në tabelën djathtas, ku saktësojmë janë vetëm ata që punojnë në shtet dhe që janë vetëdeklaruar nga politikanët si të punësuar gjatë vitit 2014, një numër i madh familjarësh punojnë pranë misioneve të huaja në vend, duke përfituar pagat më të majme, e shumë prej tyre po ashtu, punojnë në institucionet bankare e telefonike në pozicione drejtuese.

lista e te punesuarve ne shtet1Por cilat janë pozicionet më të preferuara ku punësojnë familjarët politikanët tanë? Në krye të listës është Banka e Shqipërisë, institucioni me pagat marramëndëse në vend. Aty punon bashkëshorti i ministres Eglantina Gjermeni, bashkëshortja e deputetit Musa Ulqini, etj. Por këta janë vetëm emrat të cilët kanë deklaruar se familjarët u punojnë aty, pasi lista e bërë publike edhe më herët në media është shumë më e gjerë. Institucione të tjera të preferuara, janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, qendra e trafikut ajror në Rinas, si dhe një shtrirje e gjerë shikohet edhe në mësimdhënien universitare.

tabelat familjaret e politikaneve

tabelat familjaret e politikaneve

Shkrimi u botua në www.shqiptarja.com (print) në 29 Dhjetor 2015

Share: