Home I pakategorizuar Fred Abrahams flet per Edi Ramen, Sali Berishen dhe Lul Bashen

Fred Abrahams flet per Edi Ramen, Sali Berishen dhe Lul Bashen

Shkrimtari amerikan, Fred Abrahams, në një intervistë në emisionin “Tonight” te Ilva Tare ne Ora News ka folur rreth eksperiencës së tij në Shqipëri në periudha të rëndësishme të demokracise shqiptare.

Ai është shprehur se në Shqipëri nuk ka patur revolucion pasi nëse do të kishte, do te ishte derdhur shumë gjak. Abrahams ka folur gjithashtu edhe për rolin e SHBA në tranzicionin shqiptar. Ai ka thënë se SHBA kanë mbështetur një njeri, Sali Berishen, më shumë se sa janë përpjekur për të krijuar institucione dhe ky ka qenë një gabim.

Duke bërë një përshkrim edhe për figurat kryesore të vendit, Fred Abrahams e ka përshkruar Sali Berishën si një njeri të fortë politikisht dhe i qartë në synimet e veta, por gjithashtu një njeri destruktiv, i cili vendos interesat e veta politike përpara atyre të vendit.

Për Kryeministrin Edi Rama, Abrahams është shprehur se ka shumë për zemër estetikën, ndërsa Rilindja e tij nuk është ajo që prisnin njerezit e thjeshte.

Për kreun e opozitës, Lulzim Basha, shkrimtari është shprehur se ende duhet të fitojë Partinë pasi Berisha është akoma shumë i fuqishëm parti dhe nëse është e mundur per te ai do qe të vijë sërish në pushtet, në mos direkt, si influencë.

Share: