Home KRYESORE Gardianet grek qe vranë Karelin shkojnë ne Gjyq…

Gardianet grek qe vranë Karelin shkojnë ne Gjyq…

Të hënën e ardhshme gjashtë oficerë të burgut grek te Nigrita do të dalin para gjykatës për ngjarjen e ndodhur në mars të vitit të kaluar kur të akuzuarit rrahën dhe torturuan te burgosurin shqiptar Karelin deri në vdekje. Çështja ndiqet me interes në Shqipëri, ku në gjykatë do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndërsa familjarët e Karelit nuk kanë udhëtuar drejt Greqisë për shkak të shtrëngesave financiare. Kareli u transferua në burgun Nigrita në mars 2014 pasi vrau një gardian të burgut me një xham në burgun Malandrino, ku po kryente një dënim prej 12 vite burg për grabitje. Pamjet e publikuara në televizionet greket tregonin gardianët që shoqëronin atë në dhomën e pritjes dhe disa orë më pas e kthejnë në qeli ku edhe vdiq. Autopsia tregoi se Kareli ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve masive nga rrahjet.

Share: