Home KRYESORE Geri Kokalari shpreh dyshime personale per Ambasadorin Lu!

Geri Kokalari shpreh dyshime personale per Ambasadorin Lu!

Nga Gazeta “Dita”

Në 8 shkurt 2015 aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Geri Kokalari i dërgonte një letër Donald Lusë. Ky i fundit kishte vetëm pak ditë në Tiranë pas një periudhe të gjatë që u desh për konfirmimin e tij pas emërimit si ambasador i SHBA-ve në Tiranë.

Në letër Kokalari shprehte shqetësim për lidhjet e Donaldit me Frank Uisner që ka përfaqësuar Grupin Podesta dhe Patton Boggs, të njohura nga publiku shqiptar si kliente lobingu të Sali Berishës.

Në letrën që Lu nuk e ka përmendur kurrë, Kokalari i shkruan lidhur me historitë që qarkullojn딝 se “ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner”.

Kokalari shpreh në letër edhe arsyet e dyshimeve të tij:

“Ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”.

Dyshimet e Kokalarit i përkasin asaj kategorie dyshimesh që janë të destinuara të mbeten të tilla prej rrethanave dhe personave të cituar. Por për shkak të historisë sonë të largët dhe të afërt, ku viktimë ka qenë vazhdimisht populli shqiptar dhe përfitues një pakicë politikanësh e diplomatësh, kemi detyrimin të jemi shumë të vëmendshëm ndaj paralajmërimeve të tilla.

Duke qenë se personalisht kam një histori të mëparshme konflikti me ish-ambasadorin Arvizu, (në 2011 patëm letërkëmbim të ashpër publik pasi ambasada më njoftoi vendimin e çuditshëm të “ndërprerjes së marrëdhënieve” me gazetën Shekulli që drejtoja) ”“ kam qenë shumë i kujdesshëm për të mos krijuar keqkuptime të kota, të zakonshme për Tiranën.

Por pas shkrimeve të ditëve të fundit, sidomos të Stefanit në Dita dhe Lubonjës në Panorama për reformën në drejtësi, më duket e domosdoshme të shprehem mbi një ngjarje që e konsideroj me rëndësi për lexuesin e Ditës dhe për publikun.

Stefani dhe Lubonja jo vetëm kanë të drejtë në skepticizmin e tyre për “reformën në drejtësi” por sipas mendimit tim, të cilin do përpiqem ta shtjelloj më poshtë, qëllimi final i kësaj që po ndodh nuk është reformimi i shumëpritur i drejtësisë, por prishja në tavolinë e rezultatit elektoral të 23 qershorit.

Po ndaj me lexuesin një eksperiencë personale që daton nëntë ditë ditë më parë; bëhet fjalë për një darkë në shtëpinë e atasheut të ri të medias në ambasadën amerikane në Tiranë me ftesën e këtij të fundit.

Gjatë kësaj darke-koktej ku veç meje ishin të pranishëm edhe disa kolegë drejtues mediash, erdhi për të qëndruar rreth treçerek ore edhe ambasadori Lu.

Në një moment të bisedës ai bëri papritur një pyetje: Cila nga tri partitë e mëdha mendoni ju është e painteresuar për reformën në drejtësi? Pasoi një heshtje e më pas një prej nesh, u përgjigj me fjalinë: Politikanët gënjejnë të gjithë…

Donald Lu tha pas kësaj një frazë të cilën unë e konsideroj të pavend dhe të qëllimshme dhe do ta sqaroj më poshtë se pse.

Tha se vetëm Rama është “qartësisht pro” reformës duke aluduar se Meta nuk e do atë, madje shtoi se Rama e Meta (dhe Berisha, Bashën nuk e përmendte) “nëse janë në këtë dhomë flasin ndryshe”, kurse “kur dalin prej këtu” secili prej tyre i thotë të nesërmen të tjera gjëra veçmas ambasadorit.

Gjatë këtij “rrëfimi”, zoti Lu na kërkoi që kjo të mbetej mes nesh.

Unë mendoj se fraza u tha pikërisht për të kundërtën dhe kjo ftesë për konfidencë (konfidencë me një grup gazetarësh?!) ishte në fakt shtysa për ta përhapur atë.

Si gazetar nuk kam asnjë arsye të ndaj konfidenca të tilla, madje kam detyrimin e kundërt: t’i raportoj lexuesit tim faktet por edhe opinionin që krijoj, veçanërisht në rrethana ngjarjesh ku jam prezent vetë.

Aq më tepër që nuk më ka pëlqyer kurrë statusi i “informacionit të rezervuar” privilegjin e të cilit e paskërka një grup “elitar” nga këta që bredhin nga një koktej në tjetrin, kurse populli, ”“ i mjeri popull, ”“ nuk qenkësh i denjë për “sekrete” të tilla.

Dhe opinioni im mbi këtë që dëgjova (e them këtë me shumë keqardhje) është: që të futësh pas perdeve fitila të tipit “Rama i mirë, Meta i keq” do të thotë të investohesh jo në reformë siç thua, por në çarjen e qëllimshme të së majtës, me të njëjtin stil Jagoje që ka përdorur doktor Saliu për muaj me radhë pas humbjes së zgjedhjeve, si e vetmja lojë që favorizon PD-në e diskredituar dhe pa asnjë shans t’i afrohet pushtetit me votë elektorale.

Është për të ardhur keq kur konstaton se në të njëjtën lojë ”“ (thjesht inverse prej berishistes “Ramë i keq e Metë i mir딝) ”“ angazhohet kaq personalisht një ambasador.

Shpresoj të jetë naivitet, madje uroj që dyshimet të mbeten dyshime, por unë i përkas atij populli të majtë që pa me lot e shpresë diplomatin Arvizu në sallën ku po numëroheshin votat e popullit të Tiranës. I përveshi mëngët ambasadori dhe i mvrejti sytë. Por çfarë ndodhi? Ndodhi që rezultati u vodh në tavolinë me arrogancën më të padurueshme.

Kështu që kur shoh pasardhësin e Arvizusë të përveshë jo vetëm mëngët për “reformën në drejtësi” dhe dëgjoj ato që thotë hapur dhe në “konfidenc딝, kam të gjitha arsyet të dyshoj për atë që thashë më sipër: vijimin e përpjekjes së hershme për ndryshimin e vullnetit të popullit të majtë me maniera që me këtë vullnet aspak nuk kanë të bëjnë.

Dyshimet janë edhe më të pashmangshme, kur shohim atë që vinte në dukje me shumë mprehtësi Stefani në shkrimin e djeshëm në Dita: që nuk ka çuditërisht asnjë përpjekje për të angazhuar palë jopolitike në proces, por ambasadori personalisht duket kaq i fiksuar me treshen Rama-Meta-Berisha (!).

Aq më tepër, kur papritur shohim se i vetmi “produkt politik” i deritanishëm i reformës është ulja e numrave të mazhorancës me deputetë të larguar nga Kuvendi dhe shtimi i paranojës mes dy liderëve të majtë. Kurse atë që duhet të ishte më e rëndësishme, Reformën vetë, askush nuk e njeh.

Dhe vërtet? Çfarë është reforma? Përshtypja e përgjithshme është që bëhet fjalë për një paketë kushtetuese ndryshimesh. Ligje të reja? Po pse? Nuk mjaftojnë ligjet që kemi shumë prej të cilave vetë ndërkombëtarët i kanë asistuar dhe për të cilat po ata thonë shpesh që ligjet janë po nuk zbatohen? A thua nuk kemi ligje ne mjaftueshëm për të dënuar vrasjet e 21 janarit dhe grushtin e shtetit të 22, 23, 24 janarit e më tej? Nuk kemi ligje mjaftueshëm për korrupsionin e djeshëm dhe atë të sotëm në qeverisje? Sigurisht që kemi.

Atëherë për çfarë gjithë kjo zhurmë për disa ligje të reja? Mos vallë për të justifikuar heqjen e disa gjykatësve e prokurorëve dhe futjen e disa të tjerëve? Po kush do hiqet? A hiqet Gjin Gjoni përshembull? Jo. Ka një vendim gjykate mbi të. Dhe kompetencat e treshes që do gjykojë gjykatësit (shif draftin e reformës) nuk merret vesh në çfarë pozicioni janë vendosur në raport me gjykatat dhe institucionet e tjera aktuale të drejtësisë. Por nuk merret njeri me këto “detaje” që dalin vetëm nëse lexon me lupë vërejtjet e Venecias. E vërteta është që Gjini nuk ikën nëse nuk do vetë. As cilido tjetër që do ndajë mendjen të apelojë një vendim të “treshes gjykuese” (shif draftin) në shkallët e gjyqësorit.

Është kjo arsyeja pse në draft është shtuar një nen qesharak dhe kundërproduktiv që “kush ikën vet딝 nuk ka pasoja, sado të ketë abuzuar me postin.

Pyetja e dytë, kush do futet nëse disa dalin? Thonë që ka një listë në sirtarët e Fatmir Xhafës, ku një pjesë e mirë janë ish-gjykatës e prokurorë të dalë nga sistemi këto vitet e mëparshme. Po pse vallë, nuk ka qenë e korruptuar më parë drejtësia? Vetëm sot u korruptua? Kur këta të dikurshmit u bënë më të ndershëm? Apo janë më besnikë sipas një koncepti të besnikërisë, që një reformë e vërtetë në fakt do duhej ta kishte armikun numër një e të pakompromis?

Që të mos zgjatemi, detajet e “reformës” nuk njihen. Ato vijnë me pikatore dhe duken si ushtrime rraskapitëse për publikun e jo vetëm për të. Është e çuditshme se si në këto kushte, pretendohet që publiku të ftohet në referendum, duke përfituar, me kodoshllëk do të thoja unë, nga etja e përligjur e shqiptarëve për drejtësinë e munguar.

Askush nuk është kundër reformimit të drejtësisë, por vëreni çfarë po ndodh ende pa u përfunduar as drafti final i saj. Çfarë klime presioni! Ka një përpjekje të ulët për të kompleksuar të gjithë ata që duan të kritikojnë nxitimin dhe mungesën e transparencës në qëllimet reale që synon reforma. Këta po shpallen pa një pa dy armiq të progresit të vendit dhe madje hajdutë e të korruptuar njësoj si gjykatësit (!). Sjellje e reagime që të kujtojnë ish-komunistin Berishë që i shpall automatikisht “komunist” denoncuesit publikë të krimeve të tij.

Thuhet edhe se një shkrim kritik i Lubonjës ndaj Donald Lusë u urdhërua të mos botohej online. Përfytyroni nëse një “reform딝 e nisur me një agresivitet të tillë, finalizohet me të njëjtën mënyrë. Eeeh jo, faleminderit. Naivët që i këndojnë protektoratit dhe matrapazët që nuk mungojnë kurrë në këto rrethana, le të presin ca. Asnjë “reform딝 nuk i duhet vendit nëse të gjithë nuk kemi sigurinë se po tentohet vërtet reformimi i sistemit dhe jo përmbysja në tryezë e vullnetit të popullit dhe si efekt anësor, prodhimi i një grupi kukullash brenda sistemit të gatshëm për shantazhe ndaj çdo kritiku të sotëm e të ardhshëm.

Jo dhe prapë jo, nëse modeli është ai i Eulex-it në Kosovë, i cili jo vetëm është zhytur vetë në korrupsion dhe amoralitet, por kur vjen puna te ndëshkimi i politikanëve vëreni çfarë prodhon: Fut në burg albinët dhe premion mustafët dhe hashimët, me dosjet e mëkateve dhe korrupsionit mal!

Edhe diçka të fundit që Lubonja e prekte në shkrimin e tij të djeshëm: Mjaft me këtë pritjen e Mesisë nga jashtë; me këtë verbërinë për të huajt që na trajtojnë si indigjenë. Mos mendoni se të huajt janë të imunizuar nga vesi i vjedhjes dhe abuzimit, përkundrazi: Shikoni ata të Bankersit si përpiqen të vjelin çdo qindarkë nga miliardat që fitojnë në Shqipëri dhe ta nxjerrin jashtë në formë pagash qindramilionëshe dhe marifetesh të tjera, vetëm e vetëm për të mos lënë asnjë kacidhe taksë këtu në Shqipëri.

Kur flasim për të huajt, është e vërtetë që ne shqiptarët i duam dhe i respektojmë SHBA-të veçmas. Për shumë arsye. Por është e vërtetë gjithashtu që disa nga ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë janë vetë inkurajuesit dhe mbrojtësit e të korruptuarve të politikës së Tiranës, madje edhe kur këta të fundit kanë kryer vrasje në mes të sheshit e në mes të ditës.

Ndaj këta ambasadorë janë bashkëfajtorë për situatën ku ndodhet vendi, përfshirë sistemin që po duam të reformojmë.

E duke qenë se besimi tek ta ka qenë shumë më i lartë, tradhtia e këtij besimi është edhe më e fortë e më e ndjeshme nga shqiptarët, se tradhtia nga vetë klasa politike e Tiranës.

A janë duke bërë një tjetër “gabim” me dashje? Nuk e di. Por di që nëse ”“ (siç po përflitet lart e poshtë në Tiranë) ”“ Donald Lu po tenton të bëjë bashkë PS dhe PD duke amnistuar të gjitha krimet e djeshme dhe të sotme të pushtetit dhe duke injoruar (ai dhe këto dy parti) çdo ndjesi të elektoratit që ka votuar ashtu si ka votuar ”“ atëherë them se Kokalari kishte të drejtë.

Dhe se ajo që dëgjova nga goja e ambasadorit Lu darkën e 21 dhjetorit është e qëllimshme.

Share: