Home KRYESORE GJYKATA KUSHTETUESE KOSOVARE S’ËSHTË E POLITIZUAR, SA ËSHTË E VARUR!

GJYKATA KUSHTETUESE KOSOVARE S’ËSHTË E POLITIZUAR, SA ËSHTË E VARUR!

Nga Fadil Maloku

1.Unë thënë të drejtën s’shoh edhe aq ndonjë rrezik të madhë në politizimin e institucioneve të (“pavarura”) të Kosovës (shkaku se; është një fenomen që i ka përcjelluar pothuajse të gjitha vendet postsocialiste!), sa në partitizimin dhe klanizimin e tyre!

2.Pra, duke u nisur nga (Vendimet e mëhershme, mënyra e emërimeve, si edhe përvoja e raportit /lexo; servilitetit social i “prodhuar”nga “konsultat” që përveç stabilitetit të brendshëm… reflektuan edhe interesa rajonale!/) kjo përvojë, kujtojë që Gjykata Kushtetuese, vështirë e ka të “shkurorëzohet” si nga ndikimet e jashtme, ashtu edhe ato të brendshme…!

3. Kur them ndikimet e jashtme; Aludimi im është tek perceptimi i interesave që i ka faktori ndërkombëtar (sidomos ky I Brukselit, qe ne nje menyre apo tjetren ka defekte te theksuara, sidomos ne mosartikulimin e asaj se çka ne te vertetë kerkon nga institucionet kosovare! Ai amerikan duket shume me i kthjellet /vizita e sekretarit John Kerry/dhe më pragmatik!). Këtu, duket se interesat gjeostrategjike, i mbizotërojnë të gjitha tjerat…!

4. Aludimet e brendshme, gjithësesi adresohen në drejtim të klaneve që kanë /vënë monopol të plotë!/ më shumë interesa ekonomike, se sa sosh politike!
5.Reperkusionet e mundshme, (jo vetëm tani politike!) nga një vendimarrje e bazuar në përvojat e mëhershme të këtij institucioni, vetëm sa do e ridëshmojnë tezën time të kahmotshme, se Kosova as; s’ është e pavarur; as sovrane; e as demokratike!

Pra, “ngucakeqët” provizor e ngandonjëherë edhe meskin(!) qÄ“ ne si publik i shohim në jetën publike, s’janë vetë qëllim! Ato, më shumë po perdoren (mjerisht!) vetëm si mjete per te arritur qellimet (politike!) e tyre klanore, biznisore, etj. Natyrisht, e gjithë kjo “agjendë” e tyre, sjell pasoja të pariparueshme në procesin e shtendërtimit…!

Share: