Në fakt,  Jaime Pozuelo-Monfort, një ekonomist me një CV goxha mbresëlënëse shkruan për blogun Huffington Post nje shkrim me titull:  “Drama e Shqipërisë” ka sipas autorit sistemi në Shqipëri ka dështuar. Autori thotë se diagnoza e tij është brutale, por është e bazuar në tre muaj analizë të Shqipërisë nga afër. Ai thotë se ka ardhur në Shqipëri më 30 gusht dhe ka takuar ministra, deputetë, drejtues kompanish, rektorë universitetesh, ambasadorë, aktorë, piktorë, etj, por mbi të gjitha edhe ekspertë ekonomikë të BB dhe FMN.
Shkrimi është i mbushur me konstatime pesimiste, që i gjen rëndom në rrjetet sociale të Shqipërisë. Korrupsioni është i kudogjendur, politikanët janë mediokër, ekonomia po çalon, të rinjtë duan të largohen pasi nuk kanë perspektivë, etj. Pastaj bën një krahasim: “Institucionet, transporti publik dhe sistemi edukativ ishte shumë më i mirë gjatë sistemit komunist. Edhe kultura financohej më mirë dhe kishte një mungesë totale korrupsioni”.
Jaime Pozuelo-Monfort në fund u bën thirrje të rinjve që të marrin në dorë situatën. -Â “Ju duhet të jeni të guximshëm dhe trima. Së bashku mund ta bëjmë, me ndihmën e ekspertëve ëndërrimtarë. Republika më e bukur dhe më miqësore në Evropë mund të përmbushë ëndrrën e saj, por jo me lojtarët aktualë dhe me palët e interesuara” –Â shkruan ai duke shtuar :Â “Këtu dëshpërimi arrin kulmin dhe autori sërish, si disa të huaj që merren me reformën në drejtësi, kërkon zgjidhje alla-adhamudheske (të heqim gjithë klasën politike, të zhdukim të gjithë gjyqtarët).”