Home KRYESORE ISIS-i serbëve: Bëhuni me ne kundër Evropës djallëzore!

ISIS-i serbëve: Bëhuni me ne kundër Evropës djallëzore!

Shteti Islamik ka ndryshuar qasjen në luftën kundër Perëndimit dhe paralelisht me kërcënimet në adresë të rreth 60 vendeve, në një video të publikuar së fundmi vërehet  qe pjesëtarët e fraksionit turk të ISIS-it paralajmërojnë sulm të ri në Evropë, kurse kërkojnë nga Serbia ndihmë të posaçme, raporton “Lajm” duke iu referuar medieve serbe.

“Ne sërish do të vijmë për ta nënshtruar Evropën. U bëjmë apel ballkanasve, e posaçërisht serbëve, të cilët kanë vuajtur shumë nën çizmen perëndimore, të na bashkëngjiten në luftën e shenjtë kundër Evropës djallëzore e cila është zhytur në dekadencë dhe amoral sikurse Sodoma dhe Gomora. Serbë, nëse na bashkëngjiteni në sulmin kundër Evropës së kalbur djallëzore, do të keni përfitime të mëdha edhe në aspektin territorial edhe në atë ekonomik. Ne nuk ju ofrojmë euro-integrimet e kota prej të cilave nuk fitoni asgjë, por ju ofrojmë pushtimin dhe bashkimin e Evropës nën forcën tonë. Ju nuk keni arsye për të mbrojtur Evropën pas Jasenovaçit dhe pas largimit të serbëve nga Kroacia”, thuhet në porosinë e ISIS-it.

- “Ne nuk dëshirojmë të luftojmë me ju – vijon deklarata -, por bashkërisht të ngulitim gozhdët e fundit në arkivolin e Evropës së vdekur. E përshëndesim faktin se keni lejuar të kalojnë gjysmë milion myslimanë të cilët shkojnë në Gjermani me qëllim që atje të krijojnë Shtetin Islamik. Për këtë arsye besojmë se do të lëshoni koalicionin djallëzor dhe do të na bashkëngjiteni neve që ju ofrojmë shumë më tepër se euro-integrimet – ju ofrojmë të gjitha pasuritë e Evropës. Ju ofrojmë mundësi për hakmarrje për shkak të bombardimeve të vitit 1999, por edhe për shkak të gjenocidit që Perëndimi shumë herë ka ushtruar ndaj jush. Mos harroni se para më shumë se tre shekujve, bashkë me ne i jeni vërsulur Vjenës. Ju përshëndesim me ”˜Allahu është i madh, vëllezër serbë’” – përfundon kjo deklarate!

Share: