Nga Ilir Levonja
Edi Rama i kërkoi falje publikisht padër Zef Pllumit dhe profesor Sami Repishtit.
Por, ndërsa i pari është pranë Zotit të tij me misionin e mbushur. Duke lënë për së pari një mëshirë të madhe përballë krimit dhe torturave çnjerëzore. Luftës së njëriut ndaj njeriut. Duke i kujtuar shoqërisë së tij se tjetër është të dukesh. Dhe tjetër të ndihesh. Mëshira për xhelatin është dashuri. Që Zoti ia jep shpirtit të fortë. Megjithatë në atë shoqërinë tone një shpirt i tillë është akoma humbacak. Kjo për shkak se aty vetëm sa duken. Dhe aspak nuk ndihen.
I dyti është akoma gjallë dhe me një mendje të kthjellët dhe po kaq paqësore. Ofron për treçereshekulli ura komunikimi dhe bashkëpunimi. Duke shmangur pikërisht frymën ideollogjike mbi të cilën po shinohet demokracia, jo më e re shqiptare. Nuk ka për të vonuar. Madje unë e parafytyrojë se si po sillet në muzgjet e dimrit amerikan. Brenda dhomave, duke nënqeshur me faljen ideologjike të Edi Ramës. Me ankesën e pendurakut të shtirur duke qeverisur përjetësisht, plot ankesa, ndaj dhe vetëm një emri. Ai quhet Sali Berisha.
Edi Rama rrahu gjoksin se fitoi me një million vota. Dhe sot qeveris me një million ankesa ndaj vetëm një personi. Edi Rama flet për shtetin e së drejtës. Dhe sot ankohet për padrejtësitë e një shtetari unik. Edi Rama foli për mirëqënie, zhdukje të papunësisë. Dhe sot ankohet se nuk e lë Sali Berisha. Edi Rama mburret se mori 1 million vota. Megjithatë ankohet se po nget një makinë që e ka projektuar paraardhësi i tij. Dhe, jo rastësisht në internet është hedhur. Bashkë me faljen plot lot krokodili të Kryeministrit. Një video montazh me arrestimin e Sali Berishës. Më mire nga të gjithë ne, e di vet lartësia e tij që loja me Saliun është për të mbuluar dështimin. Dhe duke e ditur se Sali Berishën nuk e arreston dot. Ai vetëm qahet.
Eshtë luftë pa kompromis qeverisja lartësi. O bëhesh Enver me haluçinacione gjumi, o qaraman i përjetshëm. Megjithëse ka dhe një rrugë fare të hapët. Atë që ofrojnë martirët… të cilëve ti sapo u kërkove ndjesë. Kjo është hedhja e bazave të shtetit të së drejtës, pa ankesa, pa pendesa të shtirura, pa qaravitje, pa frymë ideologjike, pa ndasime jug-veri, pa fantazinë e provincialit ballkanas, bëj si them unë dhe jo si bëj unë. Kjo është më fisnikja…, ajo e bashkëpunimit dhe e ndjesës së madhe karshi një populli që do apo nuk do ti, eshtë fytyra martire e padër Zefit dhe e profesorit që akoma frymon këtu në Amerikë.
Por kjo nuk ndodh, pasi ti vet e thua. Jemi bërë pis të gjithë. Shumë mire që nuk e përjashton veten. Por kaq është vetëm llafollogji. Fakti është kokëfortë, i qartë. Si ai që ti mban në krahë, në aleancën tënde të madhe mbi bulevardin e 21 janarit. Përpara se të arrestosh Sali Berishën, u thuaj rolexave të drejtësisë shqiptare, të arrestojnë aleatin tend. Pastaj, edhe veten e tyre… Ti shko më këmb. Ty të pëlqen të ecësh më këmbë. Biles vish një bluzë me logon e faljes. Mblidhuni bashkë se, ka vend me bollëk. Dhe falja është më pranë Zotit nga hijet e qelisë. Veç ashtu mund t’i ndjesh emrat të cilëve vërtet u falesh publikisht.