Nga Lolita
Sot pseudo mediat dhe portalet shqiptare ishin mbushur me nje pseudo apologji te nje te pseudo hidheruar/zemeruar.
Konsistonte ne nje apologji simbolike ndaj Kleas se ndjere, e cila u nda nga jeta disa dite me pare pas nje ngjarje tragjike si pasoje e nje lidhje dashurie te shkuar jo ne gjatesine e vales se romancave me nuanca roze.
Klea ne ty te falim ! Te falim se nuk kishe guximin te perballoje veshtiresite dhe sfidat e jetes. Te falim se bere pikerisht ate gabim qe Reila thoshte se nuk duhej bere, ti japesh fund jetes, pasi vetem Zoti duhet te japi dhe marre jete. Te falim se nuk denjove ti shtrengoje dhembet deshtimeve qe tu serviren perpara.
Te falim se nuk munde te ngriheshe mbi nje teresi emocionesh, ndjenjash, instiktesh, refleksesh.
Te falim se nuk munde te ngriheshe mbi egon tende, mbi nje ndrydhje qe per ty ishte shume po, kaq. Ketu duhet te mbaronte Klea. Ti nuk duhet te beje asnje veprim me teper Klea.Nuk duhet te merrje inisiativa te gabuara, si kjo qe more. E megjithate…ne Klea, te falim.
Ty Reila, ne nuk te falim. Nuk te falim per disa arsye. Nuk te falim sepse je nje hipokrite, dhe hipokrizia eshte lenda djegese me te cilen kjo shoqeri po ecen si lokomotive e palukundur drejt destinacionit te paevitueshem te shkaterrimit.
Ty Reila nuk te falim se erdhe vone ne stacionin e Pergjegjshmerise dhe e humbe trenin e Realitetit.
Ty Reila ne nuk te falim se ti mundohesh te krijosh precedent dhe te shfajesosh moralisht nje veprim te gabuar.
Ty Reila ne nuk te falim se ti mundohesh ti tregosh rinise Shqiptare qe te veprosh sic veproi Klea, do te thote te jesh viktime e shoqerise nderkohe qe ne te vertete eshte e kunderta.
Ty Reila ne nuk te falim se ti mundohesh ta zgjidhesh problemin duke i kthyer kurrizin.
Ty Reila ne nuk te falim se ti nuk kerkon falje, ti mendon se je ne pozita te falesh.
Klea, shpirti yt u prehte ne paqe, ne te kemi falur, po ty Reila, dhe fenomenin e lig qe percon ti, ne nuk e falim.
PS: Do ishte me mire te shkruhej ne veten e pare njëjës dhe jo ne veten e parë shumës! Ne vend te falim, te shkruhej: Te fal! Askush nuk duhet te shkruaje te flasë ne emër te te tretëve!Â