Home KRYESORE Konferenca e Aleancës për Shqiptarët, 2015 kundër shqiptareve, 2016 vit i ndryshimit!

Konferenca e Aleancës për Shqiptarët, 2015 kundër shqiptareve, 2016 vit i ndryshimit!

Aleanca për shqiptarët mbajti konferencë për shtyp si përmbledhje që e karakterizoi vitin 2015. Konferencën për shtyp e udhëhoqën Kryetari i RDK-së Vesel Memedi dhe Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela.

Kryetari i RDK Memedi theksoi se viti 2015 mund të karakterizohet si një nga vitet më të mjegulluara të skenës politike në vend. “Ky vit u karakterizua edhe me publikimin e përgjimeve që nxori në sipërfaqe fytyrën e vërtetë të figurave publike. Ky publikim i përgjimeve solli marrëveshjen e Përzhinos që duhet patjetër të implementohet në tërësi”, tha Memedi. Sipas tij, si rezultat i gjithë këtij karakterizimi viti 2016 duhet të jetë viti i pastrimit të mjegullinës ku në sipërfaqe duhet të del e vërteta për të gjithë të bëmat politike të të gjithë figurave publike dhe politike. “E vetmja gjë pozitive për shqiptarët në vitin 2015 është krijimi i Aleancës për Shqiptarët si një bashkim i njerëzve të vullnetit të mir딝, tha Memedi, i cili për fund uroi për një vit të mbarë, me shumë shëndet, paqe dhe lumturi në vitin e ardhshëm 2016 të mbushur përplot me sfida.

Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela potencoi se vitin 2015 e kanë karakterizuar momentet negative, duke filluar me procesin e montuar të Sopotit dhe Monstra të cilët pavarësisht publikimit nga ana e opozitës maqedonase, sërish nuk u ndërmorën masa juridike për zbardhjen e plotë.” Rast tjetër negativ është ngjarja në Lagjen e Trimave, dhe në vitin 2015 doli fytyra e vërtetë e politikanëve në Maqedoni”, tha Sela. Kryetari Sela ritheksoi se ngjarja pozitive për vitin 2015-tën është krijimi i “Aleancës për Shqiptarët” dhe momenti tjetër pozitiv është interesimi i madh i ndërkombëtarëve për situatën aktuale politike në vend. Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela gjithashtu uroi shqiptarët për një vit të ri të mbushur me shëndet, lumturi dhe paqe.

Share: