Nga Artur Nura
Përgjithësisht për shkak te profesionit te gazetarit ne inbox me vijnë nga dy deri tre ftesa çdo dite për pjesëmarrje ne seminare dhe konferenca te cilat me rezultojnë te shumta. Nje pjese e mire e tyre, ato qeveritare ne veçanti ne transmetohen direkt ne disa ekrane televizive dhe ne memorien time, por edhe atë kolektive besoj se pothuajse te gjitha harrohen shpejt!
Nga ana tjetër, po për shkak te profesionit, se fundi lajmet mbi terrorizmin e shtetit te vet proklamuar Islamik, apo me grupime te tjera te cilët kane zgjedhur dhunën si instrument te tyre te transmetimit te filozofisë sipas tyre islame, na mbushet inbonxi dhe na duhet te emetojmë lajmet perkatese për te cilat audienca është maksimale.
Por ndërkohe, shoh se unë dhe pjesa me e madhe e kolegeve te mi nuk para vrapojmë te kapin lajmin mbi organizimet e dialogut ndërfetare, ose edhe laike, te cilat bejne disa institucione se bashku për te ruajtur dhe zhvilluar tolerancën fetare ne rastin shqiptar, por jo vetëm shqiptar, edhe me gjere përderisa kemi te bejme me Fe te cilat nuk njohin kufij kombëtare!
Kjo ndodh ne mënyre te natyrshme sepse shume prej nesh nuk kemi informacionin, kulturën e duhur për te kuptuar dhe transmetuar tek lexuesit, shikuesit apo dëgjuesit tanë faktin se është e pamundur te gjesh frymëzim tek dy librat baze te shenjte, respektivisht Bibla dhe Kurani!
Këtu nuk behet fjale për tu bere praktikante te Feve te caktuara, por nëse do te huazonim vëmendjen e duhur mediatike dhe profesionale tek këto organizime profesionale dhe shume civile, sigurisht qe do te kuptonim me shume nga kjo fushe, arsyet perse terroristet nuk mund te jene kurrë afër Zotit, por edhe do te transmetonim këtë dituri tek opinioni nga cili rezulton qe dalin shume njerëz te paformuar qe bëhen viktima te këtyre ideologjive politike te maskuar si fetare!
Konferencat e dialogut nderfetar ne Shqiperi! Â
Se fundi te paktën ne revistën telematike Perqasje.com lexuesit janë informuar për një sere konferencash me teme Dialogu Ndërfetar ne Shqipëri ne te cilat kane marre pjese pothuajse te pesta Komunitetet Fetare te regjistruara zyrtarisht ne Shqipëri.
Ndërkohe, me duhet te them se sot mora pjese ne njeren prej tyre organizuar dhe realizuar ne “Universitetin Beder” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve akademik te Komunitetit Mysliman, Katolik dhe Ortodoks te Shqipërisë. Mungesën e dy Komuniteteve te tjera nuk arrita ta kuptoj, por ajo qe dëgjova aty me shume vëmendje, sigurisht qe do me vleje ne ushtrimin e profesionit te gazetarit te paktën kur do te me duhet te trajtoje këto tema dhe jo vetëm.
Dialogu aty nuk ishte vetëm ndërfetar, por edhe nder brezash te këtyre komuniteteve fetare dhe sigurisht ndërkulturor dhe vinte ne menyren me te natyrshme te mundshme nga e shkuara e pasur me këtë dialog tolerant ndërfetar, deri ne ditët e sotme pa u cenuar aspak nga disa individë te caktuar te cilët keqpërdoren politikisht ne mënyre tinëzare ne emër te fesë.
Ne këtë konference personalisht mësova se me duhet te thellohem me shume ne lexime, por edhe tua bej me dije lexuesve dhe teleshikuesve te mi se, ne Kuran është e pamundur te gjesh frymëzim për urrejtje ndaj jo myslimaneve dhe njeri-tjetrit!
Atë Mario Imperatori përfaqësues i Komunitetit Katolik jo rastësisht, por pa krijuar aspak nervozitet tek pjesëmarrësit shumica e tyre krejt natyrshëm myslimane, tha se Jeruzalemi, Izraeli është orgjinë e fesë katolike dhe respekti për to nuk mund te diskutohet. z. Vlash Plepi, përfaqësues i fesë ortodokse referoi tolerancën historike midis besimeve ne Shqipëri dhe nder shqiptare, Dr. Genti Kruja, përfaqësuesi i Komunitetit Musliman, referoi se toleranca midis feve nuk është një fenomen artificial jashtë institucioneve fetare, por gjendet ne librat e shenjte te tyre, duke ju referuar ne mënyre krejt konkrete librit te shenjte për myslimanet, Kuranit!
A duhet dhëne hapësire këtyre aktiviteteve ne Media si atyre politike?
Ndërsa u japim mundësi femijeve tanë te informohen, apo edhe argëtohen me lloj, lloj programesh te tipit “Vëllai i Madh”, debate te lodhshme politike, sjellje liberale te çdo lloji, ne te redaksisë te Perqasje.com besojmë se është domosdoshmëri tu ofrojmë atyre edhe kulture te kësaj kategorie akademike qe nesër te mos bëhen viktima te keqpërdorimit te fesë! Ky hap, shpresojmë modestisht te nxisë edhe mediat e tjera ne mënyra te ngjashme te bejne te njejten gjë! Ne besojmë realisht qe një përgjegjësi e tille profesionale, etike dhe qytetare sigurisht qe do ne vleje te gjithëve, pa dallim feje, krahine apo bindjeje politike!