Home KRYESORE Kosova, Nuk mund te ketë zgjidhje edhe policore edhe politike!

Kosova, Nuk mund te ketë zgjidhje edhe policore edhe politike!

Nga Lisen Bashkurti:

Nuk mund te kete zgjidhje edhe policore edhe politike. Kriza ne Kosove po komplikohet duke paralizuar gjithe jeten e vendit. Permasat e saj tanime kane kaluar kufijte e Kosoves. Demi ne imazhin dhe reputacionin nderkombetar te Kosoves eshte shume I rende.

Mazhoranca u artikulua dje qe eshte per zgjidhje politike te krizes. Ne te njejten kohe urdheroi ne mos arsyetoi serish dhunen policore dhe burgosjet per deputetet e opozites. Lidere te Shtetit, te Qeverise dhe te Kuvendit te Kosoves! Nuk mund te kete edhe zgjidhje politike, edhe dhune policore dhe burgosje te opozites.

Ne menyre te vecante hiqni dore nga ato skema te vjetra e te rrezikshme qe u ndoqen edhe per rastin e miratimit te Gjykates Speciale:

-Se pari perdorimi I deputeteve brenda mazhorances perkunder vendimeve te vete mazhorances;
-Se dyti, perdorimi I opozites perkunder aleateve ne koalicion per arrivizen e protagonizem politik.

Ne rastin e pare qellimi I skenaristeve ishte per te ndricuar radikalet nga moderatoret. Ne rastin e dyte qellimi I skenaristeve eshte per te ndricuar atdhetaret nga tradhetaret brenda koalicionit qeveritar. Skenaristet e heshtur synojne ngritjen ne hierarki me cdo kusht dhe sacrifice per Kosoven.

Ky eshte gjarperim bizantin per fatet e Kosoves dhe popullit te saj. Gjarperimit bizantin i ka dale era ne Kosove sepse nuk I shkon pershtat filozofise dhe praktikes politike shqiptare dhe parimeve e normave demokratike moderne.

Vellezer shqipetare ne krye te Kosoves! Kriza qe po mbani gjalle po varros Kosoven. Nga kriza nuk del kush fitues. Kthejini syte nga qytetaret e varfer dhe te deshperuar dhe nga armiqte e Kosoves qe me krizen tuaj provojne tezat e vjetra per aftesite qeverisese e shtetformuese te popullit kosovar.
Jepini fund zgjidhjeve policore dhe burgosjve!
Vetem zgjidhje politike!
L. Bashkurti

Share: