Home KRYESORE Mbas 25 viteve jemi aty ku ishim…

Mbas 25 viteve jemi aty ku ishim…

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, duke folur gjate seances se posacme parlamentare, per votimin e draftit te ndryshimeve kushtetuese per heqjen e imunitetit. Opozita deklaroi voten e saj kunder dhe drafti nuk u votua, ndersa Berisha deklaroi se do ta coje ceshtjen ne referendum popullor.

Nga Zef Bushati

Kaluan 25 vite nga dhjetori i vitit 1990. I ruaj te fresketa kujtimet dhe personazhet. Prej tyre mbeten aktive vetem ata te listes dhe skenarit se Ramiz Alise, te tjeret u larguan te zhgenjyer ose i larguan ata te listes.

Mbas 25 viteve jemi aty ku ishim, ose ishim ketu ku jemi. Ata te listes dine vetem nje skenar, nje gjuhe, nje sjellje, nje kultur, dhe kane po te njejten fytyre te shemtuar te cilen e perdorin si aktore te pa talentuar.

Metodat e tyre te politikes ja u mesuan disa figurave te reja ne kariere e moshe, te cilet nuk kane lidhje me ngjarjet e dhjetorit 90, por qe i pershtaten skenarit dhe kritereve te perzgjedhjes qe beri Ramizi per te realizuar ndryshimin ” e bute ” te sistemit me te eger komunist ne Europe.

Per kete “merite” Ramizi, drejtuesi i fundit komunist ne Shqiperi, u varros me ceremoni zyrtare nga “anti komunistet” qe ai vete i zgjodhi per te permbysur komunizmin. Kur e sheh kete maskarade pacavureje edhe mbas 25 viteve,nga te njejtet protagoniste,e vecanerisht nga disa qe vrapuan ne Beograd qysh ne vitin 1993 per tu takuar me Milloshevicin e per te marre porosi prej tij, te perzihen edhe zorret e barkut.

FB_IMG_1449564631127Aktoret e politikes qe zgjodhi Ramizi ruajten si standard ne perzgjedhjen e elementeve te rinj injorancen dhe anonimatin. Figura qe nuk i ka njohur askush, per asnje lloj merite apo trashigimie familjare, ngjiten shkallet pa as me te voglin mundim drejt posteve drejtuese ne PD e PS dhe zune te kapardisen ne karriget ministrore.

Aktoret e rinj politike te talentuar per mashtrime, korrupsion, vjedhje dhe te pafytyre filluan ndertimin e sistemit te korruptuar ne administraten shteterore ne cdo qelize te saj.

Ne librin e shenjte shkruhet : e keqja ne cdo popull do te egzistoje,nuk do te shuhet, per shume i rendesishem eshte raporti midis te mires dhe te keqes. Ne se e mira ne nje popull eshte shume me e madhe se e keqja, atehere mundesia eshte qe e keqja te zvogelohet cdo dite e me shume, por nese e keqja eshte me e madhe se e mira, atehere mjere ai popull.

Share: