Nga Miranda Haxhia
Neser eshte 8 dhjetor. Partia Demokratike ka bere thirrje per proteste masive kunder qeverisjes se keqe. Â Kjo proteste eshte marrezi e madhe. Kjo eshte qeveria me e ‘mire’ qe kemi patur.
Si mund te mos i duash kriminelet qe dekorohen? Une ‘vdes’ per miliarderët qe jane pasuruar fale kesaj qeverie. Sa gezohem kur shikoj si pushojne ne vila e shtepi super te shtrenjta, kur i çojne femijet e tyre jashte vendit me gjith llogarite bankare! I dua shume te gjithe ministrat qe kurre nuk ndyten per te pritur e degjuar njerezit e thjeshte, per ndonje padrejtesi qe u eshte bere. Sa xhan i kam gjyqtarët qe ia mohuan vellait tim te drejten e kthimit ne pune apo dem-shperblimin per aktin ‘fisnik’te hedhjes ne rruge te madhe, ne emer te Rilindjes.
Eshte nje dashni e pakufijshme per qeverine tone, por mbi te gjitha me mrekullojne leksionet e Taulant Balles ne parlament. Yll fare ligjerimi i atij rreperi te politikes Rilindase.
Me vjen keq qe nuk shkoj dot ne proteste. Gazeta Shekulli na i hapi syte. Tha se ne proteste nuk do kete ‘KANABIS’ ndaj, na keshilloi te mos shkojme.
Po mire, ku te shkoj? Po dhjetra e qindra e mija te tjere si puna ime, ku te protestojme? Gjermania na ktheu. E kane kuptuar eshe ata njerez pa fat qe rriten ne Gjermani se Lumturia i ka rrenjet ketu, ne Shqiperi.
Une e di, ne burg e kam vendin, se do vije shpejt dita qe do me fusin per nje fature, per nje kupon, per nje bidon qumesht qe ble fshehurazi, ne nje cep rruge.
E pse te protestoj? Ç’e dua punen? Ç’i dua paret? Ç’ta bej shpresen? Po te kem keto gjera, si do te gezohem e lumturohem kur pasurohen kriminelet e parlamentit, kaubojsat e politikes, mafiozët e gjyqesorit, bandat e universiteteve?
Si do me marre malli per qindra histori kur hetues kriminele kane shkelur mbi jeten, nderin, gjakun e njerezve te pafajshem dhe jane nderuar sikur te jene ata Mandelat dhe te vraret, te torturuarit, te shtypurit, te harruarit- e keqja?
Ndaj, poshte 8 dhjetori! Pasi mesova te rri bashke me te ligën e madhe te Rilindjes, tani…. Thjesht, pse te mos vdes, ama…. E menderosur deri ne kocke.