Zenel Hoxha, president i Dhomes Britanike te Tregetise, zhvilllimet problematike ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, i sheh edhe si mosmirenjohje ndaj kontributit te jashtezakonshem amerikan atje. Hoxha duke publikuar nje foto me Xheneral Wesly Clark shkruan: “Sa here kujtoj sakrificat, dhimbjet, vuajtjet vellezerve tane ne Kosove per 100 vjet, te pashembellta ne historine e njerezimit, nga shpirti me “gurgullon” mirenjohja per miqte e medhenj qe bene te mundur kurorezimin e lirise te Kosoves kreshnike. Harresa, kjo semundje kronike e shqiptareve do te jete me pasoja te medha ne vitet qe do vijne. Liria jone gjithemone do te jete e kercenuar. Prandaj ne kete pervjetor te 26-te themelimit te LDK dhe te 25-in te Levizjes Antikomuniste te Shqiperise dua te rikujtoj bashkekombasit e mi se mirenjohja ndaj te reneve, kontribuesve, miqeve tane perben gurethemelin e lirise se perhershme. Me lejoni te dashur miq te pershendesim Gjeneral Wesley Clark, kete strateg te madh ushtarak, Komandantin e Forcave nderkombtare qe sollen lirine per Kosoven 24 Mars-12 Qershor 1999″ – shkruan Zenel Hoxha.