Kosova është duke përjetuar një krizë të vërtetë politike, teksa koalicioni PDK-ÂLDK, ende pa e mbushur mirë një vit për pak, sa nuk u përça ditën e sotme.
Me gjithë trazirat që po shkakton opozita në Parlament, Isa Mustafa duket se sot shmangu një tjetër goditje të rëndë, kësaj here nga partneri i koalicionit qeverisës, Hashim Thaçi. Lajmin e konfirmojnë burime brenda PDKÂ-së për gazetën kosovare “Blic”. Sipas tyre, PDK-Âja kishte ndërmend që sot të mos e votonte Buxhetin 2016.
“Dy deputetë të PDK-Âsë kishin filluar iniciativën që të mblidhnin vota që të mos votohej buxheti, dhe kësisoj të binte edhe qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa”, ka theksuar ky burim. Këta dy deputetë të PDK-Âsë kishin arritur që të bindin një numër të madh deputetësh të tjerë, që të mos votonin buxhetin, gjë që do ta rrezikonte sot miratimin e tij, duke e rrezikuar përfundimisht edhe fuksionimin e këtij koalicioni.
Mirëpo, sipas këtij burimi, në momentin e fundit, Hashim Thaçi e Isa Mustafa janë mbledhur në një takim të përbashkët sy me sy dhe kanë arritur marrëveshjen që të miratohej buxheti, ashtu siç ishte planifikuar në fillim.