Home KRYESORE Pema e Vitit te Ri, pema e Krishtlindjeve, Shteti laik dhe Zoti...

Pema e Vitit te Ri, pema e Krishtlindjeve, Shteti laik dhe Zoti i drejtësisë.

Nga Kreshnik Osmani

Ne viziten time te fundit ne Bruksel, teksa bisedoja me mikeshen time te mire, me tregonte sesi muslimanet belge kishin hedhur ne gjyq Shtetin per shkelje te laicizmit, duke argumentuar me ane te avokateve se pema e bredhit është simbol kristian dhe jo pagan, ashtu siç lexova te argumentonte sot nje klerik katolik shqiptar.

Mikesha ime, ashtu si une ndjehej e shokuar se si Gjykata kishte urdheruar shtetin te heqe ate peme nga sheshet, pasi ajo cenonte ndjenjat e muslimaneve. Nisa te irritohem pak, sepse eshte e papranueshme qe te shkosh ne shtepine e tjetrit dhe te mesosh vendalinjte si te festojne ne shtepine e vet.

Personalisht nuk kam ndonje lidhje shpirterore me ate peme, por nisa te afeksionohem pas pemes, pas asaj qe degjova. Nuk mund te ndodhe kurre qe te krishteret te ndalojne zerin e ezanit (sepse ndihen te cenuar) ne vendet muslimane sepse, jo vetem qe nuk fitojne gjyq, por ka mundesi t’i mbysin ne det perpara se ta mendojne nje gje te tille.

T’i biem shkurt. Europa e krishtere nuk duhet te ndjehet e cenuar prej muslimaneve sepse Zoti, nuk ua jep pushtetin muslimaneve sepse jane muslimane. Jane shume kushte per t’u plotesuar. Zoti i boterave ua jep pushtetin te krishtereve kur ata vene drejtesi. Kriteri i pushtetit tek Krijuesi eshte drejtesia jo feja.

Drejtojeni boten o te krishtere per sa kohe do te vini drejtesi. Nuk ju garantoj une, por Zoti im. Prisni radhen muslimane. Kurre nuk keni per ta marre pushtetin po nuk vute drejtesi. Zoti bekofte muslimanet dhe te krishteret e ndershem dhe te drejte. Bekofte bashke me ta edhe ata qe nuk kane besuar ende, duke ua zbukuruar jeten me embelsine e besimit tek Ai.

Kur te ndershmit dhe te drejtet e kesaj bote te behen bashke, paqja, begatia dhe lumturia do te mbizoteroje mbi dhe. Vellezerit e mi te krishtere. Perhapeni drejtesine e Krishtit mbi token shqiptare dhe drejtesia e Muhamedit me meson t’iu them: “nguleni bredhin e Krishtlindjeve ku t’ju doje shpirti ju”!

Share: