Home KRYESORE Cka thene At Zef Pllumi per Shyqyri Cokun dhe Berishen…?

Cka thene At Zef Pllumi per Shyqyri Cokun dhe Berishen…?

Dhënia e disa medaljeve të mirënjohjes për kontribut në luftën për çlirimin e Atdheut në 1944 vazhdon të trajtohet në media dhe vecanerisht ne portale te ndryshme.

Përflitet veçanërisht një nga të dekoruarit dhe bëhet fjalë për Shyqyri Çokun, ish-hetues, për të cilin thonë që ka torturuar at Zef Pllumin dhe profesor Sami Repishtin.

Gazeta “Dita” me mjaft profesionalizem sjell ne vemendje te publikut ate cfare vetë at Zef Pllumi ka thënë për ish-hetuesin e tij.

“Në librin “Rrno vetëm per me tregue”, At Zef Pllumi shkruan se individi në fjalë nuk e ka dhunuar, madje as nuk i kërkoi të pranonte akuzat, por e ka kërcënuar të mos përmendte apo komentonte gjatë gjyqit fjalimet e Enver Hoxhës:

“Më foli (Shyqyri Çoku) pa u ulur në karrike: Tash po del në gjyq dhe atje fol lirisht, si të duesh e shka të duesh, por mendo se mbas gjyqit prapë këtu në duert tona vjen. E kupton apo jo? A e ndigjove mbramë atë që lëshonte britma të tmerrshme? Ta bajmë ma zi se atij në rast se i përmend fjalimet e shokut Enver Hoxha. Na nuk durojm ta shajsh publikisht”.

Ironike është që për Berishën, i cili ka rrëmbyer flamurin e denoncimit të rastit, At Zef Pllumi ka shkruar se  “fenomeni Berisha do të jetë përpjekja e fundit otomane për mbijetesë në Shqipëri”.

Në një nga pasazhet e librit të Spartak Ngjelës “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, autori rrëfen një takim që ka pasur me fratin e njohur françeskan në 1992.

Kish disa muaj që Sali Berisha ishte zgjedhur President, dhe ishin dhënë disa prova prej tij në qeverisje. Këto prova e kishin shqetësuar shumë At Zef Pllumin, dhe në një bisedë me Spartak Ngjelën, kish thënë:

“Tash ka marrë fund gjithçka; në Shqipëri, për herë të tretë pas një përmbysjeje, ka fituar orienti; por ky orientalizëm i tanishëm, me anë të këtij njeru t’lig e impulsiv, do të jetë ma i rrezikshmi”.

Marre nga Gazeta “Dita”

Share: