Home KRYESORE Preci: Keta nuk njohin dallimin thelbesor midis koncesionit dhe tenderit!

Preci: Keta nuk njohin dallimin thelbesor midis koncesionit dhe tenderit!

Nga Zef Preci

KAM FRIKE SE QEVERIA PASUESE NUK DO TE LIKUJDOJE FATURA TE PRAPAMBETURA TE QEVERISE SE MEPARSHME, POR THJESHT DO TE BEJE PUNEN E LLOGARITARIT TE QEVERISE AKTUALE, DMTH DO TE PAGUAJE NGA BUXHETI KESTET E KONTRATAVE KONCESIONARE QE PO NENSHKRUAN QEVERIA RAMA…

Po ndjek live “Te Paekspozuarit” e Y. Rakipi ne Ora News… Ne bisede jane perballe Ministri Beqaj dhe znj. A. Vokshi, Kryetare e Komisionit te Shendetesise ne Kuvendin e Shqiperise… Sinqerisht ndjej dhimbje dhe keqardhje per veten time nuk ika nga ky vend i mallkuar nga fati, kur e pata mundesi me shume se njehere t’i ktheja shpinen gjate 25 viteve te fundit…

Jo reforme ne drejtesi, por ndoshta edhe nje revolucion klasik do te ishte pak per “te pastruar Shqiperine”…

Dicka profesionale: dikush duhet t’u sqaroje pushtetateve tane dallimin thelbesor midis koncesionit dhe tenderit te zakonshem. Ne shkencen e ekonomise ky dallim ka te beje me riskun. Dmth kur privati investon parate e veta (dmth merr riskun e investimit) ky quhet koncesion, ne kete rast shteti percakton cmimin (mbron konsumatorin) dhe per nje periudhe kohe kufizohet hyrja ne treg e operatoreve te tjere (dmth mbron operatorin qe merr riskun duke investuar parate e veta).

Ndersa kur parate dalin nga buxheti, flitet per tender dhe risku per operatorin/operatoret fitues eshte zero (sepe parate jane te garantuara nga buxheti i shtetit). Konfondimi ne rastet ne fjale si tek biseda e sontme dhe te tjera eshte i qellimshem dhe synon te maskoje krijimin e monopoleve me ligj ne dem te interesave publike dhe per te siguruar fitime te pamerituara kompanive te caktuara qe jane njekohesisht edhe kliente te pushtetit. Kjo eshte e paligjshme, e pamoralshme dhe e denueshme nga ligjet e shtetit (nese nje dite do te behen reforma).
O tempora! O mores!

Share: