Home KRYESORE Rama kundër Berishës dhe anasjelltas për dekoratat ne kuvend…

Rama kundër Berishës dhe anasjelltas për dekoratat ne kuvend…

Edi Rama: Jeni shumë vonë për medaljen sepse ne e kemi marrë ndërkohë edhe vendimin edhe të gjithë punën e nevojshme jo vetëm për tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretin e Saliut, me vendimet e Saliut, por edhe për të mos lejuar më që të tjerë pas nesh të bien pre e të njëjtit qorrsokak qe ramë ne. Unë kërkova një ndjesë për një faj që nuk e bëmë ne, por unë besoj se i takonte për shkak të detyrës, kryeministrit ta kërkonte një ndjesë që duhej ta kishte kërkuar çdo vit për 20 e kusur vite me radhë, fajtori i vërtetë, kryeakuzatori dhe kryefalsifikatori ndër më të mëdhenjtë e historisë së Shqipërisë.

Se torturuesin e At Zef Pllumit nuk e futëm ne në listë, e futi Sali Berisha në vitin 1995. Edhe Aranit Çelën, edhe Nexhmije Hoxhën që kanë gëzuar pension të veçantë me vendimet e miratuara nga Sali Berisha. Është një e vërtetë shumë e hidhur. Unë nuk e di pse u desh të plakej ky njeri që të na i zbulonte këta njerëz që nuk e kanë merituar asnjë sekond të kenë nderime dhe përfitime nga shtetit demokratik. Pse u desh që minjtë e kanaleve të torturave të shtetit komunist të kalonin nën mustaqen e shtetit demokratik. Berisha i fshehu nën rreshtat e veteranëve. Fatkeqësisht lindi për një arsye tjetër, u bë 25 vjeç për një arsye tjetër, dhe mohoi të gjitha arsyet për të cilat shqiptarët i dhanë jetë, Partisë Demokratike. Për krimet që bën vet ai akuzon të tjerët sipas rastit, ndryshon vetëm emri. për fajet e veta fajëson të tjerët…

Sali Berisha: Ligji i veteranit është amenduar, Rama kërko ndjesë Sali Berisha i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se ligji për veteranët është amenduar në vitin 2013 ndaj dhe Kryeministri duhet që të kërkojë falje publike. Ky ligj, në nenin 6 të këtij ligji thuhet “Statusin e veteranit nuk e gëzojnë personat që janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate me krime kundër lirisë dhe pavarësisë dhe kriminelët e rgjimit të luftës së klasave të regjimit totalitar딝.

Ligji nr 8568 dt 23.09 1999 “Për disa shtesa e ndryshime” në ligjin 7874 të 94 “Për statusin e veteranit” në këto ndryshime neni 6 bëhet “Statusi i veteranit nuk iu njihet e u hiqet personave që dënohen për krime lufte ose veprimtari agjenturore kundër interesave të atdheut”. “Përcaktimin nuk e gëzojnë kriminelët, ti e amendove ligjin. Duhet të kërkosh falje publike që amendove këtë ligj. Anullo dekoratat, rikthe në fuqi lustracionin, amendoje ligjin” tha ai. Berisha ka shtuar se kryeministri duhet të fshihet se ska pendesë, sipas tij, ai ka kompleksin e turpit. “Ke gjithçka të zezë dhe kur nuk e ke e merr nga Koço kusari” ka përfunduar Berisha…

Share: