Home KRYESORE Rita Petro edhe ne proze ka mendim poetik.

Rita Petro edhe ne proze ka mendim poetik.

Nga Rita Petro

Ato që janë shkruar me shumicë në rrjetet sociale nuk janë kritika, por mllefe, mllefe të njerëzve të cilët u shfrytëzuan nga një “censurë diktatoriale”. Shikoni, diktatorët gjithnjë për të qëndruar në pushtet nuk kanë përdorur vetëm pushtetin, por më së shumti ndikimin te psikoza e turmës. Në këtë rast, “diktatori”-media (disa të tilla) drejtpërsëdrejti e acaruan këtë turmë, e cila përbëhet jo vetëm nga njerëz të pakulturë, por këtyre shumë shpejt iu bashkëngjitën grupi i atyre që shkruajnë gjithnjë për inate politike, grupi i atyre që janë aktivë në fushën e letërsisë e ndihen të konkurruar dhe, së fundi, grupi i njerëzve që kanë shije tjetër për letërsinë. Këta të fundit do t’i respektoja për mendimin ndryshe dhe të argumentuar.

Vargjet e përzgjedhura janë nxjerrë jashtë kontekstit nga poema e parë dhe është abuzuar me të… Në “Poemën e fundit për dashurin딝, individi, në rastin konkret femra, sapo vjen në jetë, bie në dorë të mjekut që ia pret kërthizën, e cila e lidhte me Zotin, e më pas rrotullohet në kufijtë e ngushtë që i vihen përpara nga konvencionet e shoqërisë, familja, institucioni arsimor, policor, ai i drejtësisë, martesor etj., etj. Dhe të gjithë i tregojnë me gisht: “Tani je në dorën time…”. E njëjta gjë ndodh edhe me mashkullin e parë që ajo njeh. Ato vargje që janë aq të drejtpërdrejta dhe të thata, stilizohen në mënyrë të tillë, me qëllimin që të godasin, sikurse në jetë. Vajza është ushqyer me përralla dhe askush nuk i ka folur për aktin seksual. Dhe ai mbetet i tillë në vetvete, pa mundur të kombinohet më vonë me ndjenjën e vërtetë të dashurisë. Të njëjtën gjë ndjeva dhe unë me turmën dhe disa media, që ma përplasën në fytyrë vargun tim: “Tani je në dorën time!”.

Atë çka kam thënë në një intervistë kur sapo doli libri “Vrima”… Gjithnjë na pëlqen t’i shohim gjërat si duken realisht dhe pasqyrat t’i zgjedhim madje me cilësinë më të mirë, që fytyra jonë të dalë sa më e bukur në mëngjes, pasi kemi bërë make up-in. Se përtej asaj që dukemi, nuk duam, ose më mirë kemi frikë të shohim reflektimin e asaj që fshehim në brendësi. Jam e bindur se atë zë që kam dëgjuar unë brenda vetes e dëgjon secili: “Shko dhe gjeje atë liqen…”. Shoqëria na vë përpara pasqyrën për të parë vetëm ato që duhet; natyra ka krijuar ujin, liqenin për t’u parë në thellësi. Shoqëria na vesh me rroba për të mbuluar të vërtetën, ndërsa natyra na zhvesh për të qenë të vërtetë. A ka gjë më të bukur se njeriu lakuriq që ua dorëzon trupin e tij ujërave, ajrit, tokës. Vetëm një trup me një tru të lirë mund të arrijë kënaqësinë e plotë, prandaj dhe mesazhi im poetik është: shkoni e gjejeni atë liqen magjik, o njerëz! Unë e kam gjetur. Secili duhet të bëjë punën e vet me trupin e vet.

Marre nga intervista ne Gazeten Shqiptare

Share: