Home KRYESORE Sa të dobishëm jemi ne për Bashkimin Europian?

Sa të dobishëm jemi ne për Bashkimin Europian?

Nga Lavdrim Lita

– Kur kreu i KomisionitEuropian, Zhan Klod Junker deklaroi se përgjatë mandatit të tij nuk do të kishte anëtarësime të reja në BashkiminEuropian pati një sërë komentesh, analizash e polemikash në vendet e kandidate për anëtarësim , që pak a shumë emërues të përbashkët kishin faktin se ka një “lodhje” të BE-së dhe Europa nuk na do.

Këto këndvështrime të elitave akademike, mediatike dhe politike të vendeve kandidate nuk përmbanin brenda argumenteve të tyre një pyetje themelore: Sa të dobishëm jemi ne, si Ballkan Perëndimor, përinstitucionet, tregun dhe shoqërinë që përbëjnëBashkimin Europian?

Është një pyetje që elita politike, akademike e mediatike e Tiranës nuk i ka kthyer asnjëherë një përgjigje serioze. Maksimumi që Tirana zyrtare ka “shitur” në kancelaritë e Europës dhe institucionet e BE-së është toleranca fetare dhe ruajtja e stabilitetit në rajon.

Dobia e reale e Shqipërisë si vlerë e shtuar përinstitucionet, tregun dhe shoqërinë e BE-së nuk është adresuar seriozisht nga vendimmarrësit institucionalë dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile. Qasja shqiptaro centrike se “ne jemi evropianë, por nuk na duan siç duan sllavët” nuk qëndron.

Bashkimi europian përballet me shumë probleme, dhe nuk ka asnjë arsye madhore të shtojë problemet brenda saj duke bërë një vendim të paarsyeshëm për antarësimin parakohe të Shqipërisë. Së pari, Shqipëria duhet të bëhet e dobishme për veten e saj, dhe së dyti të jetë e dobishme për Bashkimineuropian.

Ndërkohë nesër politikanët e Beogradit zyrtar do të fillojnë negocimin e kapitujve të parë të BE, në Bruksel, në konferencën e lartë ndërqeveritare. Serbia që ka bërë tre luftëra në Ballkan duke i humbur rëndë materialisht e shpirtërisht, po i afrohet me shpejtësi anëtarësimit në BE sepse di të luajë lojën dhe të ndryshojë sa duhet. Elita politike dhe mediatike serbe nuk ka ndryshuar nga istikami, por kanë kuptuar se në sytë e BE-së duhet të jesh i dobishëm dhe po i përgjigjen kërkesave të Brukselit zyrtar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dorëzimin e kriminelëve të luftës dhe kryerjen e disa reformave. Pra, Beogradi zyrtar po sjell dobi institucioneve të BE-së, po hap tregun përmes reformave dhe po sillet ndryshe me refugjatët sirianë, duke fituar pikë në sytë e shoqërisë europiane.

E çuditshme, por e vërtetë: Bosnje Hercegovina po bën përpjekje për të qenë e dobishme për BashkiminEuropian. Njëzet vjet pas marrëveshjes së Dejtonit, Bosnje-Hercegovina do të prezantojë brenda këtyre ditëve kandidaturën e saj për anëtarësim në BE. Zhbllokimi i MSA-së, dhe hyrja e saj në fuqi, ka bërë që Sarajeva zyrtare të duket e dobishme përinstitucionet e BE që kanë investuar miliardë euro për të ringritjen në këmbë të shtetit dhe shoqërisë boshnjake.

Po, ashtu Mali i Zi ka ndryshuar 180 gradë politikën e jashtme të tij, pas pavarësisë në 2006, duke u rreshtuar me BE-në dhe NATO-n kundër Rusisë dhe aleatëve të saj. Dobia e Podgoricës në arenën ndërkombëtare po shpërblehet dita ditësh me negociata kapitujsh dhe marrje ftese për anëtarësim në NATO. Elita politike dhe mediatike e Podgoricës është rreshtuar pro sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për agresionin në Ukrainë, duke fituar edhe simpatinë e shoqërisë europiane.

Ndërsa Shkupi zyrtar nga ana e saj, më shumë sesa një dobi po kthehet në një problem për BashkiminEuropian me sjelljen e saj problematike në rritjen e konfliktit politik, etnik, kapjen e mediave dhe përhapjen në masë të klientelizmit korruptiv. Zbatimi i të gjitha pikave të marrëveshjes së Përzhinos do të tregojë cilën rrugë do të marrë Maqedonia. Në fakt, shqiptarët e Maqedonisë në planin e politikës së jashtme e kanë treguar se janë të dobishëm përBashkimin Europian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një tjetër vend që po shton listën e problemeve të BE-së është Kosova, e cila po arrin të ecë me këmbët e veta dhe ti kushtojë shumë qytetarëve të BE-së. Misioni Eulex i kushton qytetarëve të BashkiminEuropian 111 milion Euro dhe zyrtarët e Prishtinës zyrtare i shpërblejnë duke rritur krimin dhe korrupsionin, duke mos ngritur Gjykatën Speciale, emigrimi masiv dhe bllokimin parlamentit.

Dobia e Prishtinës për institucionet, tregun dhe shoqërinë europian është afër zeros. Duke parë ecurinë e Kosovës vitet e fundit shumë zyrtarëeuropianë po fillojnë të dyshojnë nëse kanë bërë mirë që kanë mbështetur ndërhyrjen e NATO-s.

Sido që të jetë, një gjë është e sigurt: nëse vendet kandidate dhe potenciale për anëtarësim në BE nuk tregojnë dobinë e tyre për shoqërinë europiane dhe institucioneve e Brukselit zyrtar, jo vetëm që procesi do të zgjatet pafundësisht, por rrezikon të hedhë poshtë edhe gjërat e mira që behet përditë nga individë, organizata të shoqërisë civile dhe politika

Share: