Home KRYESORE Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s ne Tirane: Lufta me ISIS jo Lufte...

Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s ne Tirane: Lufta me ISIS jo Lufte me Islamin

Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ndersa ne konference te perbashket shtypi me kryeministrin Edi rama tha Do se duke përgëzuar Shqipërinë për angazhimin shumë të fortë për Aleancën dhe sigurinë tonë të përbashkët, si edhe për kontributet që ofron në misionet e NATO-s në Afganistan dhe në Kosovë, apo kontributet që i ka ofruar dhe po i ofron përpjekjeve NATO-s për të ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes në lindje, në Ukrainë dhe në Gjeorgji.

Stoltenberg vlerësoi Shqiperine për kontributin në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor duke shtuar se Shqiperia po luan një rol kyç, – “ kështu që për mua si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s është me rëndësi që të takohem këtu me ju dhe të shohim se si mund të vazhdojmë të përballemi, qoftë me sfidat në Afganistan, në Kosovë, në Ukrainë dhe Gjeorgji, por edhe këtu në Ballkanin Perëndimor, si edhe shumë sfida të tjera të cilat i përballojmë së bashku.” - i tha sekretari i Pergjithshem kryeministrit shqipetar duke shtuar se beson shumë se nëpërmjet bashkëpunimit me fqinjët, ju ofroni një kontribut të vlefshëm për sigurinë në mbarë rajonin.

“Vetëm pak ditë më parë, ne morëm një vendim historik në Këshillin e NATO-s, duke qenë se vendosëm të ftonim Malin e Zi të fillojë bisedimet për anëtarësim me Aleancën për t’u bërë anëtari i 29 i kësaj aleance. Ky vendim pasqyron angazhimin në vazhdim të NATO-s për t’i mbajtur dyert e saj të hapura, pasqyron angazhimin tonë ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe angazhimin tonë për të përplotësuar vizionin tonë për një Europë të lirë dhe në paqe. Shqipëria ka qenë kyç në këtë proces. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të fortë për politikën e dyerve të hapura dhe për vendimin që ftuam Malin e Zi për t’u bërë anëtar i Aleancës.” shtoi Stoltenberg

“Të gjithë aleatët e NATO-s janë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it dhe e mirëpres kontributin e Shqipërisë këtu. Është me shumë rendësi të theksojmë që ky nuk është një konflikt midis islamit dhe Perëndimit. Ky është një konflikt midis ekstremizmit dhe shoqërive të hapura dhe ne duhet të çohemi në mbrojtje të vlerave tona, të luftojmë ekstremizmin dhe terrorizmin së bashku.” tha sekretari i pergjithshem i NATO-s duke perfunduar dhe thene se shumë prej sfidave komplekse me të cilat përballemi duhet të trajtohen nëpërmjet mjeteve diplomatike dhe politike, por edhe atyre ushtarake, kështu që përshtatja e vazhduar ushtarake e Aleancës sonë mbetet e një rëndësie kyçe.

Share: