Policia e Kosovës, sipas Levizjes Vetevendosje, duke cënuar rëndë lirinë e lëvizjes dhe të drejtën e protestës, arrestoi 3 aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, si dhe ka prrdorur dhunë dhe spray lotësjellës kundër tyre.
Aktivistët e Lëvizjes tentuan ta vendosin pranë villës luksoze të Isa Mustafës, një panel me mbishkrimin “Shiti pronat e tua, e jo Kosovën”. Këtë gjë e dinte Policia e Kosovës, por prap nuk reshti së përdoruri dhunën ndaj aktivistëve.
Sipas nje njoftimi te LVV, Policia e Kosovës është vënë në shërbim të plotë të interesave financiare private të Kryeministrit Isa Mustafa.