Deputetja socialiste e qarkut Durres Esmeralda Shkjau realizoi ne bashkepunim me Fondacionit “Besim ne cdo hap“ mbremjen e bamiresise “100 Donatoret“.
Ky organizim ishte me rastin e festave te fundvitit ku edhe u mundua ti dhuronim sadopak buzeqeshje dhe dashuri atyre qe kane me shume nevoje, femijeve jetime.
Deputetja Shkjau faleminderoi te gjithe kontribuesit ne kete event si “Biznes Albania “per suporti e ofruar, “Hotel Palace” per akomodimin e ofruar eventit.
Kontribues ne event ishin aktori i mirenjohur Reshat Arbana dhe prezantuese ishte dhe moderatorja Floriana Garo. Pjesemarres te ketij aktiviteti ishin dhe artistet e mirenjohur, Alberie Hadergjonaj, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, Arilena Ara, Noizy, Marina dhe Luana Vjollca, dhe deputet Evis Kushi dhe Klodiana Spahiu.
Deputetja Shkjau falenderoi gjithashtu  Z. Eduard Ndocaj per nje surprize bere aktivitetit dhe gjithe pjesemarreve te tjere.
“U ndjeva e privilegjuar te isha mes njerezish qe percjellin kaq shume dashuri. Leonard Kadrimi dhe Ervina Dauti jeni skuadra me e mire qe une dhe Floriana mund Te kishim! Faleminderit” – shkruan deputetja Shkjau ne faqen e saj zyrtare ne Facebook.