Home I pakategorizuar Shpetim Idrizi shpërthen ne mënyre te kthjellet!

Shpetim Idrizi shpërthen ne mënyre te kthjellet!

Deputeti i PDIU Shpetim Idrizi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me Reformen Territoriale./r/n/r/nLawmaker, Shpetim Idrizi, during a parliamentary session.

Sipas Shpetim Idrizit qeveria po gabon nga pikëpamja e komunikimit publik, sepse pret që qytetarët të mirëkuptojnë operacionet ndëshkuese pa u shpjeguar strategjitë zhvilluese. Jemi ende në një komunikim të dobët me publikun kur qeveria merr përsipër të ndëshkojë, por jo të zhvillojë…”. Kjo është vetëm njëra anë e analizës së kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, lidhur me aksionet ndëshkuese të qeverisë për vjedhjen e energjisë apo prishjen e ndërtimeve pa leje bere me dije në një intervistë për gazetën “Mapo”.

Idrizi shpjegon hollësishëm pasojat e këtyre aksioneve duke dalë edhe në disa konkluzione te tija paraprake. ”…Qeveria Rama, deri sot nuk ia ka dalë të ndërtojë asnjë aks pro qytetarit me politikat, operacionet dhe aksionet e saj. Aks pro-Shtet ka ngritur, por jo aks pro Shtetit të së Drejtës…”, ”“ shprehet ai.

Idrizi flet qartë edhe për marrëdhëniet e PDIU-së me PD-në, duke argumentuar ndër radhë se partia që ai drejton është besnike vetëm e statutit dhe programit të saj.

Idrizi shpjegon se PDIU-ja i ka dhënë koalicionit në zgjedhjet e fundit parlamentare mbi 46 mijë vota, ndërkohë që për pesë mandate deputetësh, sipas tij, mjaftonin vetëm 30 mijë të tilla. “…Pra i kemi dhënë PD-së 16 mijë vota më shumë. Nuk ka vend këtu as për zbërthime politike, as për thashethemnaja politike e as për matematikë. E nuk lejoj askënd të mendojë apo artikulojë se mund të më mbajë rob a peng të një mandati deputeti. Kam dalë nga lista e PD dhe në shkëmbim i kam dhënë PD-së votat e mia plus 16 mijë më shum딝, ”“ thotë ai.

Për pasojë, Idrizi sqaron: “… Bashkëpunimet dhe aleancat nuk janë rreshtime, o gjithçka me mua, ose përndryshe nuk je me mua”. Por çfarë i bashkon dhe i largon këto dy parti? ”Me PD na bashkon opozita, na ndan partiakësia. PD e sheh opozitën si përkatësi dhe besnikëri ndaj vendimeve të PD-së. Ne si PDIU e shohim opozitarizmin si mision qytetar që tejkalon çdo parti e çdo axhendë partiake”, ”“ përgjigjet ai.

Natyrshëm lind edhe pyetja: A ka pakt mes tij dhe kryeministrit Rama? “Asnjë pakt…Ka komunikim politik sepse PDIU është parti e urave të komunikimit…”. Idrizi i përgjigjet edhe pyetjes se pse ende zyrtarët e PDIU-së janë në detyrat e tyre drejtuese ashtu si para zgjedhjeve parlamentare: “…Zyrtarët e PDIU-së që janë ende në detyrat e tyre drejtuese, janë jo për shkak të ndonjë pakti, por për shkak të performancës së tyre të mir딝 – ka thene Idrizi per gazetem Mapo vetem nje dite para protestes

Share: