Home KRYESORE Shtet i paafte te mbroje qytetaret e tij, JO SHTET I SE...

Shtet i paafte te mbroje qytetaret e tij, JO SHTET I SE DREJTES!

Nga Enida Bozheku

Gjykatat italiane ne vendime te ndryshme te marra nder vite kane perkufizuar “principin e te mirave absolute, te pa tjetersueshme”, dhe ne baze te ketij principi, nderprerja e energjise elektrike, gazit dhe ujit, si element baze jetik qe nderlidhen me principin kushtetues te ruajtjes se shendetit jetesor e, qe vjen para principit pasuror, nuk mund te nderpriten.

Ne rastin e debitoreve, atyre mund ti ulet potenca (per energjin dhe gazin), ndersa per ujin, ai nuk mund kurrsesi te bllokohet. Keto jane principe garantiste ne funksion te nje te mire supreme sic eshte shendeti jetesor.

Ke ne, gjykatat tona, ne aplikim rigoroz te ligjit, kur i teket, harrojne qe ligji ka aq shume hapesira interpretative pozitive, qe mjafton pak shpirt profesional – intelektual pozitiv dhe ponderon denimet.

Egzistojne ca limite qe vendosen me ane te drejtesise qe bejne qe ajo nena, qe vdiq sot si pasoje e te ftohtit, edhe pse nuk paguante, me uljen e limitit te kw/ore, te pakten nje shufer per ngrohje ta kishte.

Fatkeqesia jone eshte qe jo vetem kemi qeveri qe shtetin se njeh si mbrojtese te interesave te qytetareve, por ne kemi dhe nje drejtesi qe akoma ska kuptuar funksionin e ligjit dhe interpretimin e tij.  Si perfundim ne 2015 vdes, pse shteti eshte i paafte te mbroj qytetaret e tij!!

Share: