Nga Enriko Ceko
Mish i kuq konsiderohet mishi qe pas gatimit mbetet i kuq. Te tille jane mishi i lopes, kaut, kalit, dhise, deles, dashit, pates dhe i roses. Mishi i kuq dhe sallamet e proshutat e prodhuara me kete mish kur gatuhen krijojne nje substance qe frenon prodhimin e insulines nga pankreasi dhe konsumi i pakontrolluar i ketyre produkteve te con ne diabet tipi 2, tension arterial, semundje te aparatit tretes, etj. Mish i bardhe konsiderohet mishi i shpendeve si pula, gjeli i detit (jo pata e rosa), mishi i gicit, vicit, kecit, qingjit, etj. Mishi i bardhe eshte mishi qe kur gatuhet e ndryshon ngjyren nga te kuqe ne te bardhe ose ngjyre qumesht. Ne keto lloj produktesh futet edhe peshku. Konsumi i mishit te kuq ne Shqiperi nuk eshte problematik por problem mbetet prodhimi i sallameve me mish te bardhe (pule, derri, vici) te cilave u shtohen ngjyrues artificiale, konservante dhe aditive te tjere ushqimore ne sasi pertej normave dhe standardeve … dhe kontrolli per keto standarde eshte jo i pershtatshem.