Duket se pasi të miratohet në Kuvend reforma në drejtësi, pritet të krijoje një strukturë e posaçme anti-korrupsion për zyrtarët e lartë dhe magjistratët e gjyqesorit
Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në faqen zyrtare të Reformës në Drejtësi, Eksperti i EURALIUS i atashuar në Komisionin e Posaçëm, Rainer Deville, ka sqaruar se si do të funksionojë kjo strukture dhe pse mendohet se do të jetë më eficente se sistemi aktual ne Shqiperi.
“Struktura e ardhshme për luftën kundër korrupsionit sugjerohet të bëhet si një njësi e specializuar dhe e mirë-trajnuar prokurorësh. Ajo do të jetë më eficiente, pasi do të veprojë në mënyrë të pavarur. Sipas këtij propozimi, eprorët nuk mund të vazhdojnë të ndalojnë hetimet ose akt-akuzat. Struktura do të ketë mjete më të mira hetimi, si një Byro Kombëtare Hetimi, akses më të mirë tek bazat e të dhënave dhe përfitime nga dispozita më eficiente të procedurës penale” – ka thenë Deville.