Home KRYESORE “Urime për çmimin e merituar, Rita Petro!”

“Urime për çmimin e merituar, Rita Petro!”

Nga Vjollca Lubonja

“Urime për çmimin e merituar, Rita Petro!”

Kështu do doja ta nisja komentin time lidhur me polemikat që ka ngjallur ky çmim në qarqe te ndryshme mediatike, letrare apo në biseda të rëndomta.

Poezia e R. Petros është krejt e ndryshme nga çfarë ne jemi mësuar të lëçisim. Ajo është ndoshta e para që theu tabunë se edhe një femër mund të shpalosi hapur ndjesitë e veta, edhe ato me intimet me gjuhën më të thjeshtë dhe më të kuptueshme të poezisë, të kësaj gjinie letrare sa konçize aq dhe shumë shprehëse dhe përthithëse.

Ka nje energji befasuese në vargjet e saj të lira, të pakamufluara, të sinqerta, të natyrshme, të zhveshura nga ajo veshje e mendjes moraliste, hipokrite të shoqërive të të gjitha kohërave (E kush mund të më thotë se shoqëritë njerëzore me rregullat e tyre, shpesh të kota, false, mashtruese, të pazbatueshme, të stërdhunuara edhe nga ata që i kane hartuar etj etj. na paskish më shumë moral nga shfaqja e Evës dhe Adamit në lakuriqësinë e tyre?

E kush mund ta quaj perversitet nuditetin e këtyre dy figurave biblike që njihen dhe respektohen nga njerëzit e medhenj të artit dhe të letërsisë botërore ndër shekuj? A nuk mbeten ata simbole të krijimit të jetes mbi tokë?!

Poezia e kësaj gruaje të guximshme , e qartë në mendime, moderne dhe e thjeshtë, sfiduese dhe përjetuese, ka ngacmuar padyshim skeptiket, mendjembyllurit, ata që fshehin kokat si struci dhe që me cinizëm e përflasin, sepse ajo është e para, që u shpreh pa ndroje, duke e ngritur në artin eva-rian atë që shpesh shumë të tjerë mund ta kenë përdhosur me mendje apo në skutat e errëta të shpirtit, të fjalës dhe të veprimeve të tyre….

Ata e paragjykojnë, madje e gjykojnë poeten, gruan, nënën, shoqen, miken, sikur poezia e saj qenka një herezi. Por gabohen sepse poetja, gruaja, nëna, shoqja, mikja, ka përdoruar ato fjalë që të gjithë i njohim… Ka shprehurr ato ndjenja që të gjithë i kemi përjetuar… pra, asnjë fjalë nuk kemi të drejtë ta mbarsim si më pak apo më shumë të moralshme dhe se asnje nga pjesët e trupit nuk ka pse të ndihet mëkatare dhe të quhet e turpshme vetëm sepse dikush, shumë kohë më parë, padyshim ndonjë mendjembyllur, i quajti “pjesë” të turpshme…

Sot poeten tonë e paragjykojnë, madje duan ta damkosin, sepse shoqëria jonë, dhe jo vetëm kjo e jona , por edhe ajo e vendeve më të zhvilluara, ende është kompleksuese dhe paragjykuese: “Si mundet një femër të krijojë një poezi të tillë nudiste, të përdorë fjalë të tilla të turpshme, të flasi aq hapur për erosin, seksin etj etj…!!!!!” Kjo sjell sa pikëyetje ????? aq dhe pikëçuditëse!!!!!

Por unë do shtroja pyetjen: A janë paragjykuar nga moralistët e shoqërive moderne Eva dhe Adami? A nuk mbeten AJO dhe AI simbole të pavdekshem të ngjizjes së jetës mbi tokë??? A gjykohen Eva dhe Adami për amoralitet??? Nësë poezia e R. Petros shihet sot me sy tepër kritik nga disa të paditur, skeptikë, apo jo-njohës të mirë të poezisë moderne të lëvruar nga mjaft poetë të mëdhenj të kohrave të hershme dhe të sotme, kjo nuk do të thotë se problemi qëndron te poezia e kësaj poeteje shumë të talentuar dhe të rrallë në llojin e saj, e cila e mbështet bukur vargun poetik të saj në erosin e epokës së Evës dhe Adamit, por të ritmuar dhe të koloruar me muzikën dhe ngjyrat moderne të epokës sonë.

Për ata që nuk kapin dot novatoren në poezine R. Petros, thelbin e saj, simbolikën e saj, mesazhin e saj, une do u thoja: Boll u shtirëm, u mbuluam, u fshehem pas “morales” se shpesh nuk po arrijmë të njohim as veten tonë!!!

Një shpirt i çlirët i jep më shumë jetë , vlerë një trupi qofte ky i veshur apo i zhveshur nga robat!!! Të gjithë jemi brenda vetes Eva ose Adami, të gjithë jemi në intimitetin tonë Ai ose Ajo dhe kemi përjetuar e përjetojmë po ato ndjesi, pak a shume ato që poetja i ka shprehur me guxim dhe art, pa pasur ndroje dhe frikë se morali i shoqerisë të futur në korniza moraliste (në fakt në shumë gjëra e pamoralshme) do që ta përflasë poezinë e saj dhe atë vetë…

Edhe unë që flas sot kështu nuk kam qenë gjithnjë e këtij mendimi, edhe une e kam gjykuar jetën time dhe të të tjerëve duke e parë brenda kornizës së MORALIT shoqëror, por sot, ndoshta nga përvoja e moshës, ndoshta nga mundësia e më shumë njohjeve të njerëzve të thjeshtë ose me pushtet, të varfër ose të pasur, me shkollë ose të paditur, më kanë bërë më reflektive dhe më të pavarur në mendime, më pranuese, më mirekuptuese, më tolerante…

Ndaj sot I them poetes se unë nuk kam frikë nga vargu yt nudist, i hapur, i qartë, nga mendimet dhe ndjenjat e tua të thëna troç , qoftë edhe të “pamoralshëm” sipas kornizave të moralit të shoqërisë ku jetojmë (O Zot, cila shoqëri njerëzore ka pasur moralin më të lartë??!!), por mua më tremb më shumë morali i shpallur dhe i imponuar si rregull shoqeror, i shoqërive të pamoralshme, të cilat na varfërojnë shpirtin, na thajnë trurin, na ndrydhin ndjenjat… dhe na bëjnë të ndihemi të humbur, të pavlerë, të vdekur që në gjallje….

Nuk na e njollos moralin një poezi qoftë edhe me fjalë që rëndom morali shoqeror i ka kategorizuar “të turpshme”, nuk na ç’edukon brezat kjo lloj poezie që i këndon erosit, si në kohën e Eves dhe Adamit. Përkundrazi ajo i fton të jenë të vërtetë, të mos shtiren dhe ta shijojnë jetën si në kohën e paqes dhe harmonisë sublime të fillimit, të Orogjinës!!

Ndaj edhe një herë dua ta përshëndes, ta përgëzoj dhe ta mbështes poeten tonë, për guximn, për mesazhin, për faktin se theu një tabu atë që një poete shqiptare, një grua, një nënë foli troç për erosin.

Share: