Nga Dr.Apostol Vaso
E vërteta rreth fjalës së urtë
“Të mocmit kanë thënë” ose “Një plak i mencur ka thënë”.. . Këto janë fraza që ne i përdorim shpesh, për të filluar dhe treguar se sa e vërtetë dhe e saktë është ajo që do të themi më pas.
Gjithashtu, këto fraza përgatisin edhe dëgjuesin se ajo që do të tregohet më pas i është nënshtruar një procesi, i cili e ka vlerësuar të vërtetën dhe dobishmërinë e shprehjes.
Zakonisht këto fraza përgjithësojnë një fenomen ose përkufizojnë një ndodhi me thënie të urta popullore, të cilat janë fjali të shkurtra dhe koncize. Këto fraza përdoren nga të gjithë ne dhe janë kaq të shumëllojshme sa ne mund të gjejmë një të tillë për cdo situatë. Në fakt, ato, në të gjitha situatat rezultojnë të sakta si formula matematikore, nëse ne i përdorim përshtatshëm dhe me qetësi.
Kush janë të “mocmit” që i kanë thënë këto shprehje dhe pse ne e vendosim një thënie të tillë në gojën e një plaku? Sa të mocëm kanë marrë pjesë në formulimin e këtyre shprehjeve? Kur ky plak i mencur e ka thënë këtë apo atë frazë ? Këto pyetje i ka bërë kushdo nga ne, që në fëmijërine e tij, kur është ndeshur për herë të parë me këto formulime, të cilat ua atribuojmë vetëm të moshuarve. Vallë, i kanë vërtet, këto atribute të vjetrit dhe sidomos të vjetrit e mocëm? Apo, sic themi rëndom, ato kanë ardhur gojë më gojë? Por edhe nëse kanë ardhur gojë më gojë, a kanë ardhur ashtu sic janë formuluar që në fillim, apo janë modifikuar gjatë rrugës?
Duke bërë këto pyetje, të cilat ia drejtoj vetvetes dhe më pas lexuesit, më shfaqet përpara syve Atlasi i Greqisë së antiktetit. Një burrë shumë i moshuar me një peshe jashtëzakonshit të rëndë mbi supet e veta. Megjithëse i ngarkuar rëndë, ai përcjell sigurinë se mund ta mbajë këtë peshë të pabesueshme.
Duket se Atlasi ka mbi supe jo vetëm peshën e rëndë, por edhe përgjigjet e pyetjeve të mësipërme. Sfera në supet e tij vjen prej lashtësisë dhe mbahet nga një i lashtë i moshuar, por shumë i fuqishëm dhe muskuloz. Linjat e tij trupore janë të harmonizuara, të koordinuara dhe të shëndetshme, në mënyrë të tillë që të tregojnë qartë mundësite e tij, për të mbajtur këtë peshë. Kjo peshë e rëndë, e ideuar në formën e globit nga ana tjetër na jep mesazhin që bota jonë është në shpinën e tij. Kjo botë, vec peshës së globit përmban brenda vetes edhe problemet me të cilat ne, njerezit ndeshemi përdite në vazhdimësi. Mesazhi që na vjen prej lashtësisë është i qartë; ky “plak”, që prej fillimit të historisë sonë njerëzore, ka mbajtur nëpër shekuj, pandërprerë, mbi supe, botën dhe problemet tona. Atlasi është në cdo popull, kurdo dhe kudo dhe sa herë që ne kemi nevojë ai shfaqet me formulimet e sakta, që gjithmone fillojnë; “Te mocmit thonë” ose “një plak i mencur ka thënë”.
Ky njeri i virtytshëm, i cili ka qenë dhe do të jetë në vazhdimësinë e historisë sonë njerëzore dhe shfaqet në cdo moment që ne kemi nevojë, personifikon ARISTOKRATIN. Ai qëndron gjatë gjithë kohën, që prej lashtësisë së thellë, me të pamundurën mbi supet e veta, për të përcjelle kuptimin e fjalëve të Homerit, i cili shprehet se: “Virtyti është cilësia e Aristokratit, që shprehet me fuqinë e tij trupore dhe guximin, të cilat i japin këtij të fundit atributin te ekzekutojë të përkryerën dhe të realizojë ate që thotë” , ose sipas popullit tonë “të mbaje fjalën e dhënë”.
Fjala e Urtë është Virtyti
Përkufizimi i Homerit për virtytin është një paralelizëm i cili sintetizon dhe integron të gjitha shprehjet që ne i emërtojmë “Fjalë të Urta Popullore”. Këto të fundit janë vete virtyti, nëse mbështetemi tek përkufizimi i gjeniut të antikitetit. Virtyti u jep këtyre fjaleve atributin të shprehin ose të përmbajnë brenda tyre zgjidhjen e përkryer.
Megjithëse në pjesën më të rëndësishme të përkufizimit nga Homeri, “Aristokrati” qëndron në metafizikë, duke qënë i pandikuar nga ligjet e universit tonë, sepse realizon të pamundurën, në fund ai vjen në realitetin tokësor, mban fjalën e dhënë, bën të realizueshme dëshirat e veta. Bukuria e tij trupore, harmonia dhe koordinimi na japin ne të kuptojmë se Atlasi ose “Aristokrati” është i shëndetshëm dhe i pandikuar nga dobësitë njerëzore sic janë, mërzitja, ankthi, stresi dhimbja, pagjumësia, frika për të nesërmen dhe vdekja. Duke qënë se ai bën atë që mendon, e kthen gjithmonë situatën në favorin e vet, pra, ai, gjatë gjithë kohës është i lumtur, ai nuk ndikohet as nga sëmundjet shoqërore, sic jane padrejtësia, korrupsioni, makutëria, vjedhja, etja për pushtet dhe mëndjemadhësia. Kështu që, ai nuk është mediokër, as bën politike, ai i thotë gjërat drejtpërdrejt, ashtu sic duhet të jenë. Jo vetëm kaq, por gjatë gjithë kohës, ai mban mbi supe zgjidhjen për cdo problem apo vështiresi tonën, nëpërmjet “Fjalëve të Urta Popullore”.
Këto fjalë quhen “Të Urta”, sepse kalojnë nëpërmjet procesit të urtësisë. Ky proces përcakton me ekzaktësi cilësinë e individit qe e realizon këtë proces. Ai individ qe e interpreton dhe e ekzekuton me përpikmëri dhe ekzaktësi këtë proces quhet “I Urti”. “I Urti” është individi në realitetin tokësor, pra në realitetin fizik, që përkon më shumë me cilësite e “Aritokratit”. Shumëllojshmëria e “Fjalëve të Urta Popullore” përcakton dhe shumëllojshmërinë e “Te Urtëve”, sepse vetëm “Aristokrati” e ka atributin të ekzekutojë të gjithë këtë shumëllojshmëri. Shumëllojshmëria e “ Fjalëve të Urta” është në proporcion të drejtë me shumëllojshmërinë e “Të Urtëve” në cdo moment të historisë njerëzore. Mënyra se si kjo shumëllojshmëri e “Të Urtëve” harmonizohet, përcakton “ Urtësinë Popullore” në cdo moment dhe për cdo problem të historisë së një populli. Nëse harmonizimi i tyre tenton te idealja, “ Urtësia Popullore” do të ketë si produkt zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe për rrjedhojë, shoqëria do të rezultoje një “ shoqëri e shëndetshme”.
Jeta jonë është e mbushur me dështime të përditshme në cdo cast.
Jeta jonë nuk është në metafizikë ashtu sic është “Aristokrati”, i cili “zbret” në realitetin tonë, vetëm për të mbajtur “Fjalën e Dhënë”. Jeta jonë karakterizohet nga levizja, që në fund të fundit është marredhënia bazë ndërmjet pjestarëve të shoqërise dhe mjedisit ku zhvillojmë këtë jetë. Lëvizja në këtë këndvështrim na “zbret” në tokë. Ndryshe nga “Aristokrati” që është i pandikuar dhe i balancuar ne palëvizje dhe në pa-kohë, neve na kërkohet gjatë gjithë kohës të balancohemi nga ndikimi i lëvizjes së përhershme dhe i kohës. Kjo kërkese e përhershme për balancim, nevojitet, sepse cdo gjë rreth nesh ndryshon nga kjo lëvizje e përhershme dhe gjithëpërfshirëse. Kjo lëvizje asnjëherë nuk ndalon në kohë, kështu që ne, asnjëherë nuk mund të kapim ose provojmë situatën perfekte ( Ariston), që është shtrati ku qëndron “Aristokrati” .
Drejtimi në kahjen e situatës perfekte konkretizohet me ndjesinë e optimizmit, drejtimi në kahjen e kundërt përcakton nivelin e pesimizmit në ndjesinë tonë. Pamundësia për të arritur situatën “Ariston” përbën thelbin e lëvizjes së përhershme dhe kjo e fundit është themeli i “vuajtjes” sonë. Pra vuajtja është përpjekja përhershme për të kapur situatën e balancit “Ariston”, e cila (kjo përpjekje), na sjell nga kapja e një balance re në prishjen e një balance të vjetër, që është arritur më parë. Kjo përpjekje fillon me lindjen tonë dhe përfundon me vdekjen, e cila është një rrjedhojë e anasjelltë e prishjes së një balance, për të krijuar një balancë të re. Këto prishje dhe vendosje të përhershme balancash rezultojnë në ndjesine tonë themelore dhe kjo është ndjesia ndaj kohës.
Një prishje ose vendosje e një balance përbën njësinë e kohës, të cilën ne nuk mund ta përceptojmë, sepse është shumë pak, ajo është ndërmjet kohës dhe pakohës. Tërësia e të gjitha këtyrë prishje-ndreqjeve përbën ndjesinë tonë në kohë. Në këtë këndvështrim jeta jonë është një balancë fitoresh dhe dështimesh të përhershme , që shkon drejt dështimit “përfundimtar”, për të filluar një gjeneratë të re përpjekjesh dhe kështu në pafundësi.
Ritmi i vendosjes së balancave përcakton llojin e ndjesisë që ne përjetojmë
Megjithëse tërësia e këtyre prishje-ndreqjeve të përhershme, pra ndjesia jonë në kohë, e ka destinacionin “përfundimtar” që është vdekja, disa prej nesh nuk kanë fatin të perceptojnë ndjesi të mira në këtë destinacion të përbashkët dhe disa të tjerë anasjelltas . Matematikisht ky destinacion do të konsistonte një kënd, ku momentit i parë i kontaktit të spermatozoidit me vezën përfaqëson balancën e parë dhe vdekja, përfundimin e një pafundësie prishje-ndreqjeje balancash, për të filluar një raport te ri prishje-ndreqjesh. Qëkur një prishje-ndreqjeje balance përcakton njësinë themelore të kohës, mënyra se si ato këmbehen ndërmjet njëra-tjeterës, përckton ritmin, që është thelbi i ndryshueshmërisë së lëvizjes. Rrjedhimisht, ritmi është mënyra se si ne perceptojmë njësinë e kohës. Ritmi, duke qenë i ndryshueshem përcakton individualitetin e cdo levizjeje në njësinë e kohës, per rrjedhojë individualitetin e cdo njërit prej nesh në perceptimin e ndjesisë ndaj kohës. Ritmi, i cili përfaqëson raportin ideal prishje-ndreqjeje është harmonia ideale dhe është e pamundur në realitetin fizik dhe shoqëror. Shumëllojshmëria e individualiteteve të lëvizjes, të përcaktuara nga ritmi, përcakton diversitetin e ndjesive ndaj kohës që ne perceptojmë gjatë jetës sonë. Mesatarja statistikore e këtyrë ndjesive në kohë përbën atë që ne e emërtojmë këndvështrimi mbi jetën.
Egoizmi Ekstrem, Autizmi, Skizofrenia dhe të “Nxituarit”
Ritmi i Aristokratit është ideal, ky ritëm është harmonia ideale e raporteve prishje-ndreqje, prandaj ai ka ndjesinë ideale ndaj kohes, ai nuk nxitohet është i qetë dhe i pangacmueshëm prej stimujve fizike apo shoqëror. Ritmi invers me atë të Aristokratit është ritmi në ekstremin tjetër për ndjesinë ndaj kohës. Duke qënë i tillë, të gjithë individët që kanë këtë ritëm, do të karakterizohen nga nxitueshmëria e rritur ndaj stimujve dhe për rrjedhojë do të jenë hypersensibel ndaj cdo stimuli. Prandaj këta mund të pagëzohen “Të Nxituarit”. Ky hypersensibilitet shpreh ndjesinë e ndryshuar në ekstremin tjetër ndaj njësisë së kohës. Për rrjedhojë individët me këtë ritëm do të kenë një diagramë të përmbysur të ndjesisë në kohë,procesi nëpër të cilin kalon gjykimi i tyre quhet “Nxitim”. Duke patur të qartë ritmin e Atlasit dhe përmbajtjen e globit përmbi shpatullat e veta, ne shumë thjesht mund të përshkruajmë diferencën ndërmjet këndvështrimit “Të të Urtëve” dhe të “Të nxituarve”. Nëse “Të Urtet” kanë tendencën për të mbajtur mbi shpatulla globin e atlasit, “Të Nxituarit” kanë tendencën në kahjen e kundërt, që është “Egoizmi Ekstrem”. Këta “Të Nxituar” sa më afër pikës eksterme janë, aq më të fokusuar në “Egon” e tyre janë, ata rrojnë vetëm me ndjesitë e tyre dhe karrakterizohen nga veprimet e “Nxituara” dhe jo të përshtatshme. Fokusimi “Ekstrem” i këtyre individëve tek ndjesitë e tyre përkon me Autizmin dhe Skizofreninë. Këto dy lloj kondicionesh karakterizohen nga ky fokusim, skizofreni udhëhiqet nga halucinacionet e veta, ndërsa Autiku nga stimujt e vet të brendshëm, autisti i pastër nuk merr asnjë stimul social, ai është ekstremisht asocial.
Aspekti social i ndjesisë
Ndjesia sociale është produkt i raportit të mesatares së “Urtësisë Popullore” me mesataren e “Egoizmit Ekstrem” , në këtë të fundit nuk përfshihen të sëmurët. Por ashtu, sic bëjmë mesataren e “Të Urtëve” pa futur në përllogaritje “Aristokratin”, edhe në kahjen e përllogaritjes së “ Të Nxituarve” i përjashtojmë të sëmurët, sepse këta konsiderohen inerte. Pa përjashtuar rëndësinë e njerëzve të thjeshtë, trendin e masatareve e përcaktojnë dy grupime, të cila kanë edhe përfshirjen më të rëndësishme në përvijimin e këtij trendi shoqëror. Këto dy grupime, më të rëndësishmet në shoqërinë aktuale janë ”˜ të pushtetshmit dhe ideologët. Nëse ky trend anon nga “Autizmi” dhe “Skizofrenia”, kuptohet që ne nuk kemi zgjedhur të përshtatshmit apo të vërtetët, ata që kemi aktualisht thjesht i përkasin kahjes se “ Egoizmit Eksterm”,sepse gjykimi i tyre nuk kalon nëpërmjet procesit te “Urtësisë”, por nëpërmjet procesit të “Nxitimit”. Nga ky moment të gjitha fenomenet e papëlqyeshme që shfaqen përditë në ambentin që na rrethon dhe sidomos në ambientin shoqëror, janë të përligjura matematikisht. Për të përmirësuar këtë situate kërkohet të gjejmë të vërtetën, “cfarë ka thënë një plak i mëncur” ose “cfarë kanë thënë të mocmit”… Ndryshe, pasardhësi do të jetë detyrimisht më i keq se aktuali.
Kështu që pesimizmi do të jetë i pranishëm në cdo, individ, familje, grup shoqëror, madje në cdo zyrë shteti,nëpërmjët fjalës “nuk bëhet tek ne”…