Home KRYESORE Vrasja e gjyqtarit Konomi, dëshmitari: vrasësit i kam pare ne Tirane!

Vrasja e gjyqtarit Konomi, dëshmitari: vrasësit i kam pare ne Tirane!

Në emisionin “Xhungël”, dëshmitari u shpreh se, ka parë dy personat që ndiqnin prej kohësh gjyqtarin Konomi ne Vlore. – “Në momentit që ka ndodhur ngjarja kam qenë në Ujë të Ftohtë. Punoja në ndërtim në një pallat përballë shtëpisë dhe më kujtohet që dy persona kanë qendruar aty për një javë rresht… Kam hedhur dyshime se ata dy persona vëzhgonin shtëpinë e gjyqtarit. Dhe një ditë para ngjarjes, në mbrëmje ata kanë qenë afër banesës së gjykatësit”, tregoi ai per Emisionin Xhungel te gazetarit Artan Hoxha.

Dëshmitari shprehet se këta persona i ka parë më pas “kur dolën në media fotografitë kur u arrestua Julian Sinanaj”. Ai ka rrëfyer se gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Vlorës,  oficerët i kanë treguar dy fotografi, atë të Emiljano Shullazit dhe Gilmano Danit, nëse ishin ata personat që e ndiqnin gjyqtarin.

“Kam parë dy persona që e ndiqnin. Oficerët e krimeve më sollën vetëm një foto që nuk përputhej me ata dy persona. Më kanë marrë denoncim, dëshminë në Policinë e Vlorës. Më kanë pyetur vetëm me paraqitjen e dy personave. Më pyetën mos kisha parë në atë zonë Emiljano Shullazin. Por unë nuk e kisha parë. Pastaj më sollën foton e Gilmano Danit. Më thanë mos ishte ky personi që kisha parë duke e ndjekur. Por u thashe jo që nuk ishte ai.” shprehet deshnitari ne emision.

“Më thirrën kur erdhi Tonin Vocaj nga Franca, u takova me Toninin dhe më pyeti mos i njohja dy personat”, shprehet dëshmitari. Ai tregon se i ka parë dy autorët më vonë në Tiranë dhe për këtë ka njoftuar dhe policinë, por ata nuk mundën t’i identifikonin. Më pas ai tregon dhe presionet dhe kërcënimet që i janë bërë për të mos folur…

Share: