Mediave thone se vritet shefi i Financave të “Shtet Islamik”. Lajmi konfirmohet gjithashtu nga zëdhënësi ushtarak i SHBA-ve gjatë ne konference per shtyp. “Muwaffaq Mustafa Mohammed al-Karmoush, i njohur ndryshe si Abu Salah, si dhe dy udhëheqës të tjerë të lartë të grupit xhihadist janë vrarë pas sulmeve që jane realizuar përgjatë javëve të fundit” tha zedhenesi. Megjithatë, asnjë detaj tjetër nuk është dhënë mbi këtë çështje. Koalicioni i udhëhequr prej SHBA-ve po kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri prej më shumë se një viti.