Home KRYESORE Zv. Koci: Dekorimet duhen pare, por lufta te mos ngatërrohet me regjimin...

Zv. Koci: Dekorimet duhen pare, por lufta te mos ngatërrohet me regjimin e mëpasshëm.

Zv. ministri i mbrojtjes Petro Koci tha sot ne Komisionin e Sigurisë Kombëtare se persa i perket ceshtjes se dekorimeve ka vend për te ripare ligjet dhe jo praktiken e Ministrisë se Mbrojtjes, duke i kaluar topin parlamentit. Por Koci la te kuptohet se sipas tij dhe ministrisë qe perfaqeson shtoi se duhet te kuptojme se Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare eshte vlere kombetare tek e cila duhet te bashkohemi te gjithe pa dallim partiak. “Nuk mund te kompromentohet kjo lufte duke perdorur me dinakeri fajet dhe krimet e regjimit komunist pas clirimit. Ashtu sikunder nuk mund te amnistohen bashkepunetoret e fashizmit vetem e vetem se me pas ata i ka arrestuar sigurimi i shtetit.” perfundoi Petro Koci

Share: