Home KRYESORE Ne mbrojtje te shtetit, kundër VV!

Ne mbrojtje te shtetit, kundër VV!

Nga Halil Matoshi

Nenvetedija e VV-se asht e strukturueme si ISIS – totalitarizem klasik vetem se jo ne emen te Zotit po te ideologjise nacional-socialiste – nenvetedija e pushtetit asht e strukturueme si e Asadit…  Ose vet ne pushtet ose shkofte gjithcka ne pakthim!? A meret me aleatet po hedhin bomba. Njajte po veprojne edhe ruset. E aty-ketu edhe forcat qeveriatre…

Para syve te tane dynjase po shperbahet ni qytetnim mija vjecar.  Dhe shteti Sirian shkoi per lesh…
Klasa politike aktuale ne Kosove, VV-ja dhe opozita neser do te gjykohen per tradhti pse lejuen dhe kontribuen me e shperba shoqnine dhe shtetin kosovar.

Sistemi i drejtesise ka pushue te ekzistoje edhe formalisht. Njerez me masa arresti serish dhunojne instiutucionet e shtetit…Pse sponsoret e lirise se Kosoves nuk po nderhyjne per ta mbrojte projektin shtet kosovar, qe asht projekt edhe i tyne?  Kjo Qeveria asht e paafte per me e mbrojte shtetin, madje ni krah i saj asht duke ba loje te dyfishte…Ne emen te kujt e cfar ideali te rreme i asht versule Republikes kjo opozite mercenaresh?

Presidentja duhet me e mbledh Keshillin e Sigurise Kombetare dhe me e shpall gjendjen e jashtezakonshme.  KFOR-i duhet me patrullue qytetet dhe katundet e Kosoves. Pike. Mos thoni neser nuk e ditem kush pati te drejte sepse ata qe pesojne jane gjithni njerezit e rendomte. Pra Ju! Qytetare, mos e mbeshtesni opoziten se kauzat e saj jane te rreme, por as mos i jepni besimin tuej as kesaj Qeverie…

Rrini manash!!!

Share: