Organizata terroriste ISIS qe njihet ndryshe Kalifati ose shteti islamik, po planifikon sulme të tjera në Europë dhe në shkallë masive. Paralajmërimi vjen nga drejtori i “Europol”-it, Rob Wainëright. Kreu i Europolit tha se, “Shteti Islamik është duke u përgatitur që të kryejë sulme në shkallë të gjerë në Europë, të ngjashme me ato të vitit të kaluar në kryeqytetin francez, Paris”. Sipas tij, Shteti Islamik në mënyrë aktive është duke e përqendruar vëmendjen e tij, në kryerjen e këtyre sulmeve në Europë, te pakten sic shkruan “The Guardian“.